Skandali tek Onkologjiku/ Rama mbledh të hënën të gjithë shefat e shërbimeve në QSUT!

Skandali tek Onkologjiku/ Rama mbledh të hënën të gjithë shefat e shërbimeve në QSUT!

Edi Rama

TIRANË-Pas skandalit në shërbimin onkologjik, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e hënë (1 korrik 2024) një takim me të gjithë shefat e shërbimeve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza ”. Në takim kreu i qeverisë do të ketë përballë shefat e shërbimit të qendrës më të madhe spitalore në vend.
Prokuroria e Tiranës zbardhi skemën abuzive, në të cilin ishin përfshirë mjekë dhe specialist të Onkologjikut në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërdoruar detyrën, pasi në vend që të jepnin shërbim për pacientë me sëmundje tumorale, bënin të kundërtën, duke i orientuar ata drejt spitaleve private më qëllim përfitimin ekonomik. 
Ndërkohë Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka pezulluar nga detyra mjekët dhe koordinatorin e spitalit të Onkologjikut, deri në përfundim të hetimeve nga Prokuroria e Tiranës. Mjeku Edmond Gashi u la këtë të enjte në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, Halil Gashi dhe farmacistin Florian Marku, po ashtu u lanë në “Arrest shtëpie”. Ndërkohë, mjekja Alketa Pere, zv.drejtoresha e QSUT Brikena Qirjazi dhe koordinatori Emiljano Lela, u lanë në masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.
Mjekët e spitalit Onkologjik dolën para Gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë. Asnjë prej tyre nuk është vendosur në burg nga togat e zeza, por duket se mjekët kishin frikë mediat më shumë se drejtësinë. Edmond Gashi para se të hynte në Gjykatë tha se kishte bërë vetëm detyrën, ndërsa pas seancës ia futi vrapit që të mos kapej nga mediat. Nga ana tjetër, Alketa Pere në fjalën e saj në vend që të fliste për skandalin është revoltuar me gazetarët se pse i kanë nxjerrë fotot të këqija nëpër media. Pasi doli nga gjykata, bëri një “alibi brilante” për veten duke u shprehur se nuk ishte ajo Alketa që dilte në përgjime. Ndërkohë që secili prej mjekëve ka pretendimet e veta për pafajësi, me çdo orë që kalon, qytetarët japin dëshmi që thellojnë skandalin që ndodhte nën hundën e të gjithëve para Onkologjikut./ZËRI
Burimi