Skandali tek Onkologjiku/ Koçiu: Mjekët do përballen me ligjin por dhe moralin e turpit! Bardhi: Jep dorëheqjen

Skandali tek Onkologjiku/ Koçiu: Mjekët do përballen me ligjin por dhe moralin e turpit! Bardhi: Jep dorëheqjen

Albana Koçiu

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu ka komentuar skandalin në spitalin e Onkologjikut. Teksa ndodhej në Foltoren e Kuvendit, për interpelancë me deputetin Tritan Shehu për shëndetin seksual dhe riprodhues të gruas, Koçiu u shpreh se të gjithë mjekët që janë përfshirë në skandalin që zbuloi se si të sëmurët me tumor dërgoheshin tek spitali privat për të marrë kurën e nevojshme, do të përballet me ndëshkim ligjor dhe moral. Ndërkohë që Koçiu fliste, deputeti Gazment Bardhi e ndërpriste pasi kishin kërkuar interpelancë me të për këtë çështje. Bardhi kërkoi që ministrja të jepte dorëheqjen.
Pjesë nga debati mes tyre:
Albana Koçiu: Ndjej detyrën morale për të cekur sërish çështjen e famshme të Onkologjikut. Pa diskutim që abuzimi i një grupi mjekësh dhe farmacistësh duke kapërcyer çdo lloj norme dhe njerëzimi, është një akt që meriton ndëshkim administrativ dhe moral. Ka nisur një hetim administrativ dhe ata do të mbajnë mbi shpinë jo vetëm peshën e ligjit, por edhe moralin e turpit. Ata që abuzojnë me detyrën, që e trajtojnë jetën njerëzore si mallin e shumicës, do të përballen me pasojat. Do tu hiqet e drejta e ushtrimit të profesionit nëse do të bëjnë ndërhyrje të tilla. Siç ndodh jo pak herë,…
Gazment Bardhi: Ti je grua, duhet të ishte ngritur ti e para. Jep dorëheqjen. 
Albana Koçiu: Kam lexuar këto ditë çdo qëndrim, çdo gjë. Edhe ato me kritikët që shfrytëzojnë çdo gjë, përfshirë dhe këtë rast, për të hedhur poshtë çdo investim në fushën mjekësore. Çdokush nga ne që ka një eksperiencë mjekësore në sistemin shëndetësor shtetëror, e ka vënë re se si ne e vlerësojmë. Tani i nderuar zoti Bardhi, më dëgjo pak. Ke qenë dhe ministër drejtësie, më dëgjo pak. E di si funksionon shteti? E di që ministria është për të mbështetur me rregulla dhe procedura funksionimin e administratës, flasim çdo ditë për autonomi spitalore, prandaj ka autoritete, ka hierarki. 
Burimi