SKANDALI tek Onkologjiku/ Drejtoria e QSUT pezullon nga detyra mjekët dhe koordinatorin

SKANDALI tek Onkologjiku/ Drejtoria e QSUT pezullon nga detyra mjekët dhe koordinatorin

Mjekët dhe koordinatori

TIRANË- Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka pezulluar nga detyra mjekët dhe koordinatorin e spitalit të Onkologjikut, deri në përfundim të hetimeve nga Prokuroria e Tiranës. Mjeku Edmond Gashi u la këtë të enjte në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, Halil Gashi dhe farmacistin Florian Marku, po ashtu u lanë në “Arrest shtëpie”. Ndërkohë, mjekja Alketa Pere, zv.drejtoresha e QSUT Brikena Qirjazi dhe koordinatori Emiljano Lela, u lanë në masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.
Mjekët e spitalit Onkologjik janë paraqitur sot para Gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë. Asnjë prej tyre nuk është vendosur në burg nga togat e zeza, por duket se mjekët kishin frikë mediat më shumë se drejtësinë. Edmond Gashi para se të hynte në Gjykatë tha se kishte bërë vetëm detyrën, ndërsa pas seancës ia futi vrapit që të mos kapej nga mediat. Nga ana tjetër, Alketa Pere në fjalën e saj në vend që të fliste për skandalin është revoltuar me gazetarët se pse i kanë nxjerrë fotot të këqija nëpër media. Pasi doli nga gjykata, bëri një “alibi brilante” për veten duke u shprehur se nuk ishte ajo Alketa që dilte në përgjime. Ndërkohë që secili prej mjekëve ka pretendimet e veta për pafajësi, me çdo orë që kalon, qytetarët japin dëshmi që thellojnë skandalin që ndodhte nën hundën e të gjithëve para Onkologjikut./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente