Skandali te Onkologjiku, mjeku Edmond Gashi justifikohet: Unë bëj vetëm detyrën
👁1881
Edmond Gashi
TIRANË- Mjeku i spitalit Onkologjik, Edmond Gashi ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë që do të caktohet ndaj tij. Teksa po hynte në godinë, Gashi nuk ka pranuar të flasë para gazetarëve, por është mjaftuar vetëm me një fjali.
“Unë bëj vetëm punën,”-tha ai teksa nxitonte të hynte brenda në sallë.
MOMENTI ME VIDEO:
Gashi akuzohet se çonte pacientët e sëmurë me kancer në klinikën e tij private “Megis”, por edhe njësërë shkeljesh të tjera etike si mjek. Madje në një moment, edhe i neglizhonte, edhe pse njoftohej se pacientët me kancer kishin temperaturë./ZËRI
Burimi