Skandali te Onkologjiku, farmacisti: Jam humanist! S’kam asnjë lidhje me mjekun Gashi, as e njoh

Skandali te Onkologjiku, farmacisti: Jam humanist! S’kam asnjë lidhje me mjekun Gashi, as e njoh

Florian Marku

TIRANË- Farmacisti Florian Marku, i përmendur në dosjen e Prokurorisë së Tiranës që zbuloi skandalin e spitalit Onkologjik, u njoh sot me masën “arrest shtëpie”. Pasi është njohur me masën e sigurisë, farmacisti Marku ka mohuar para gazetarëve të ketë lidhje me çështjen, duke pretenduar se nuk ka asnjë lidhje me mjekun Edmond Gashi. Madje pretendon se nuk e njeh as si doktor, edhe punojnë të dy në të njëjtin pavion. 
PJESË NGA PRONONCIMI: 

Florian Marku: Nuk kam asnjë lloj komenti. Nuk kam asnjë lloj lidhje me asnjë. 
Gazetarët: A keni pasur bashkëpunim me Edmond Gashin dhe cila ka qenë lidhja?
Florian Marku: Nuk kam asnjë lloj lidhje, nuk njoh asnjë nga personat. 
Gazetarët: Ku i merrnit ilaçet? Sipas prokurorisë ju kishit rol.
Florian Marku: Rolet janë nga më të ndryshmet. Roli i farmacistit është humanist, që të ndihmojë çdo pacient në kryerjen e detyrës së vetë.
Gazetarët: A keni bashkëpunuar me Gashin?
Florian Marku: Nuk e njoh si doktor. Nuk e njoh!/ZËRI
Burimi