Skandali te Onkologjiku/ Berisha: S’ka krim më të shëmtuar! Rrënjët janë te Rama, Manastirliu, Beqaj
Sali Berisha
TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me publikimin e skandalit makabër te Spitali Onkologjik, ku mjekët merrnin ilaçet e kimioterapisë dhe i shisnin në spitalet private. Berisha u shpreh se rasti është denoncuar me qindra herë dhe se kjo situatë nuk ndodh në asnjë vend tjetër në botë. Ish-kryeministri shprehet se rrënjët e këtij skandali janë tek Edi Rama, Ogerta Manastirliu, Ilir Beqa, ish-kunata e Edi Ramës.
Fjala e plotë:
Miqtë e mi, sot të përcjellësh me indiferencë këto zhvillime dramatike, të cilat me tërësinë e tyre nuk i pëson asnjë vend tjetër në botë. Unë nuk di një vend tjetër në planet që në 8 vite të ketë humbur në dhera të tjera 35 përqind të popullatës. Unë nuk di një vend tjetër në planet që në 10 vite numri i maturantëve të ketë rënë me 42 përqind. Unë nuk di një vend tjetër në planet që në arsimin e tij të ketë rënë, të jetë rrokullisur në mënyrë vertikale me 62 pikë në 8 vite. Unë nuk di asnjë vend tjetër në planet në të cilin të ardhurat për frymë janë krejt tjera, kurse 18 përqind e fëmijëve të tij nuk sigurojnë dot më shumë se një apo dy vakte në ditë. Dhe 47 përqind e fëmijëve janë në uri të moderuar. Nuk ekziston pra asnjë vend tjetër, pikërisht se këtë gjëmë të regjimit e përjetojnë shqiptarët. Ata rrokullisen më poshtë në dije se të gjitha vendet e tjera në shkolla.Se ata rrokullisen për ushqimin e fëmijëve të tyre 6 vende ndër Ugandën që përjetoi luftën e tmerrshme civile. 5 vende ndër Çadin. 18 vende ndër Serbinë. Çfarë duhet të na ndodhë ne? A nuk janë këto të këqija të mëdha që trokasin derë më derë në këtë vend dhe në këto shtëpi? Çdo ditë, ju dëgjoni skandale. Por gjithçka përcaktohet mbi të gjitha nga vjedhjet e Edi Ramës dhe ministrave të tij. Sot mediat paraqitën raste dramatike në trajtimin e të sëmurëve me sëmundje malinje. Miq, po kjo që japin mediat sot është denoncuar me dhjetëra e qindra herë dhe rrënjët e saj janë tek Edi Rama, Ogerta Manastirliu, Ilir Beqa, ish-kunata e Edi Ramës. Miq, po sa herë është denoncuar në media se të sëmurët me neuroplasira nuk marrin dot ilaçet se mungojnë? A ka krim më të shëmtuar se sa kobalto-terapia që ka të paktën 40 vite e instaluar në atë spital, të mos funksionojë sot? Sepse vjedh Odeta, sepse vjedh Rama, se këta faqezinj nuk kanë nder e moral, nuk kanë shpirt.
Burimi