Skandali te Onkologjiku/ Agalliu kërkesë për interpelancë me ministren Koçiu: Të kuptojmë çfarë s’ka funksionuar

Skandali te Onkologjiku/ Agalliu kërkesë për interpelancë me ministren Koçiu: Të kuptojmë çfarë s’ka funksionuar

Foto ilustruese

TIRANË- Pas publikimit të skandalit tek spitali Onkologjik, deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu ka dorëzuar një kërkesë për interpelancë urgjente me ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiu. Kërkesa është depozituar sot në sekretarinë e Kuvendit dhe pritet që të zhvillohet ditën e nesërme, gjatë seancës plenare. Në shkresën e tij, Agalliu sqaron se ka për qëllim marrjen e informacioneve për të kuptuar se çfarë nuk ka funksionuar. 

“Me qëllim marrjen e informacioneve dhe për të bërë transparencë, përpara qytetarëve shqiptarë, të sqarimit të situatës së rrethaneve për qartësimin e arsyeve të mos funksionimit të sistemeve mbrojtëse ndaj pacientëve dhe për të kuptuar çfarë nuk ka funksionuar që kjo skemë korruptive ka qenë aktive prej kohësh, kërkoj interpelancë me ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiu,”-shkruhet në objektin e interpelancës.
Mjekët e punësuar në spitalin shtetëror “Nënë Tereza”, kanë shpërdoruar detyrat, duke mos iu dhënë qytetarëve, shërbimin e nevojshëm në spitalin shtetëror, por duke i orientuar ata në spitale private, për të marrë shërbimet që kërkonin. Në spitalin “Nënë Tereza” ka qenë i vendosur dhe burimi i kobaltit që shërbente për radioterapinë, i cili nuk vihej në punë dhe ishte jashtë standardeve, duke u kthyer në një burim rreziku për pacientët. Gjatë hetimit, është bërë e mundur që ky burim të zhvendoset në vendin e përcaktuar. Në kuadër të këtij procedimi është ushtruar kontroll në disa subjekte farmaceutike ku janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme mallrash të dyshuara të kontrabanduara dhe të falsifikuara, shuma 10 000 euro, si dhe një klinikë mjekësore./ZËRI 

kuvendi i shqiperise 30 maj 2024

whatsapp image 2024 06 26 at 104426 752c749a
Burimi