SKANDALI/ OTP mashtroi klientët me karta të skaduara. Dhjetëra shqiptarë janë vjedhur duke i quajtur se kanë marrë kredi overdrafti
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË-Skandalet me sistemin bankar në Shqipëri nuk kanë të sosur. Këtë herë, një bankë e nivelit të dytë ka mashturar qytetarët. Bëhet fjalë për Bankën OTP Albania, e cila është pjesë e OTP Bank Nyrt të Hungarisë që përfaqësohet nga Tibor Kovacs. Ky i fundit nuk ka ardhur kurrë në Shqipëri, por drejton pikën shqiptare nëpërmjet një prokure që i ka lënë Sonila Shkodranit. OTP njihet edhe si banka e Putinit, për shkak se kontrollohet nga oligarkët pranë Putinit, pjesë e listës së zezë të SHBA-ve.
Banka e Shqipërisë ka gjobitur në qershor të këtij viti “OTP Alnania”. Vendimi për gjobitje është publikuar në Buletinin Zyrtar nr. 26 të BSH-së. BSH e zbuloi me vonesë skandalin dhe në dokumentet e siguruara nga Prapaskena, banka dytësore është gjobitur me 8 milionë lekë të vjetra dhe një paralajmërim për dy “punonjës” hungarezë, por asnjë masë për drejtorin ekzekutiv të bankës, Bledar Shella.
Vendimi hedh dritë mbi skandalin, se si u mashtruan shqiptarët, ku thuhet se kartat e tyre të kreditit pas ndryshimit të procesit, rezultojnë se janë hapur në formën e overdraft-it me balancë debitore që përbëhet nga komisione të disa viteve të shkuara, për të cilat klienti nuk ka qenë në dijeni.
“Kartat e kreditit të klientëve të ish-Bankës Alpha, pas ndryshimit të procesorit të kartave dhe bashkimit me përthithje, rezultojnë se janë hapur në formën e overdraft-it me datë hapje gusht 2023 dhe me balancë debitore që përbëhet nga komisione të disa viteve të shkuara, për të cilat klienti nuk ka qenë në dijeni dhe nuk janë raportuar si detyrim nga ish-Banka Alpha. Këtu përfshihen edhe karta krediti të mbyllura, me status “5” në Regjistrin e Kredive, si dhe karta të skaduara. Këtyre klientëve u janë ngarkuar në vijim komisione të tjera shtesë (vjetore) nga sistemi i Bankës OTP”.
DOKUMENTI
OTP pa njoftuar klientët u ka hapur atyre overdrafte, duke u sjellë sikur ata kanë firmosur kredi. Më pas i ka kthyer në debitorë, meqenëse nuk kanë paguar rregullisht overdraftet! E gjithë vjedhja kamuflohet si një ngatërresë teknike që ka ndodhur në procesin tranzitor kur janë bashkuar dy bankat në një, Alpha me OTP. Nëpër rreshtat e vendimit dallohet thellësia e skandalit.
“Mungesa (vonesa) e rikonsilimit edhe me CKB-në (procesorin e kartave), ka rezultuar në vlera të konsiderueshme në llogaritë pezull në bilancin e bankës.”
Skandali në OTP është i një niveli të rëndë shkeljeje ku përfshihet mashtrimi dhe vjedhja e klientëve, të cilëve nuk i dihet numri. OTP pranon se nuk ishte në gjendje të siguronte informacion të plotë se si janë formuar “llogaritë pezull” që kanë krijuar një bilanc mashtrues për BSH-në dhe organet tatimore. Kjo del edhe në vendim:
“Mosparaqitja e saktë e gjendjes financiare të bankës në pasqyrat e saj financiare përbën shkelje të ligjit.”
DOKUMENTI
DOKUMENTI
Çfarë do të ndodhte me një kompani apo biznes që nuk do të paraqiste “saktë” bilancet para organeve tatimore? Sigurisht që nuk do të gjobitej me 0.7 milionë lekë. Guevrnatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko edhe pse morri një farë mase për skandalin me bankën dytësore, heshti dhe nuk e komentoi, sikur ky është një normalitet në aktivitetin e bankave. Numri i klientëve të mashtruar nuk dihet.
screenshot 20240828 130620 whatsapp 1024×722
screenshot 20240828 130605 whatsapp 624×1024
screenshot 20240828 130550 whatsapp 741×1024
Burimi