Skandali në RTSH/ Gazetarja Blerta Tafani letër publike 3 ditë më parë: Alfred Peza më kërkoi seks!

Skandali në RTSH/ Gazetarja Blerta Tafani letër publike 3 ditë më parë: Alfred Peza më kërkoi seks!

Alfred Peza dhe Blerta Tafani

TIRANË-Alfred Peza ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtori të RTSH-së. Para lajmit për largimin e tj, tre ditë më parë gazetarja e RTSH, Blerta Tafani përmes një letre drejtuar bordit të RTSH dhe kryetarit të saj, Leka Bungo akuzoi ish-drejtorin e RTSH, Alfred Peza për dhunë psikologjike në punë dhe presione nga më të ndryshme.
Në letrën drejtuar bordit drejtuas 3 ditë më parë, gazetarja Tafani akuzon drejtëpërdrejt Pezën edhe për ngacmim seksual. Tafani në letër shprehet se më datë 28 Shtator të vitit të kaluar, pas orës 20.00 të mbrëmjes, në celularin e saj kanë mbërritur mesazhe të padenja dhe imponuese për takim jashtë pune, nga drejtori Alfred Peza. 
“Tashmë prej 11 muajsh, po përballem me një presion psikologjik të pashembullt. Më datën 28 shtator të vitit të kaluar, në mbrëmje pas orës 20.00, në telefonin tim erdhën mesazhe jo vetëm të padenja, por edhe imponuese për takim jashte institucionit nga Drejtori i Përgjithshëm i RTSH z. Alfred Peza, shoqëruar edhe me insistimin me anë të më shumë se dhjetë telefonatave të njëpasnjëshme, të cilave kam refuzuar tu përgjigjem,”-thuhet në letrën e Tafanit.
Gazetarja shprehet se ka refuzuar t’i përgjigjet këtyre mesazheve, por qëndrimi i saj ka pasuar me dhunë verbale dhe psikologjike, përfshirë ndëshkime, paralajmërime dhe largime nga puna të të gjithë bashkëpunëtorëve të saj. Materialet e plota Tafani shprehet se do i dërgojë në organet përkatëse të drejtësisë. 
Letra e plotë e gazetares Blerta Tafani dërguar Këshillit Drejtues të RTSH:

Të nderuar anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH: Unë, Blerta Tafani (Hajdari), gazetare prej 25 vitesh, prej të cilave 10 vitet e fundit në RTSH, me mijëra edicione informative të drejtuara, po aq materiale televizive të përgatitura, redaktim lajmesh dhe edicionesh, përgatitje dhe drejtim të disa programeve, po ju drejtohem për një shqetësim, i cili e tejkalon personalen.
Tashmë prej 11 muajsh, po përballem me një presion psikologjik të pashembullt. Më datën 28 shtator të vitit të kaluar, në mbrëmje pas orës 20.00, në telefonin tim erdhën mesazhe jo vetëm të padenja, por edhe imponuese për takim jashte institucionit nga Drejtori i Përgjithshëm i RTSH z. Alfred Peza, shoqëruar edhe me insistimin me anë të më shumë se dhjetë telefonatave të njëpasnjëshme, të cilave kam refuzuar tu përgjigjem.
Pas kesaj, ka nisur ndaj meje një dhunë e pashembullt verbale dhe psikologjike, përfshirë ndëshkime, paralajmërime, largime nga puna të të gjithë bashkëpunëtorëve të mi, ndërprerja e daljes time në edicionin qendror që e drejtoja prej 10 vitesh me argumentin se “nuk përqafoj projektin e drejtorit të përgjithshëm”, ndërprerja e spoteve të programit që transmetoja, presion ndaj njerëzve që punonin për atë program, paralajmërim për pushim nga puna (pa u dëgjuar unë aspak, në një komision të turpshëm) dhe shumë të tjera, që përbëjnë një “sagë” të vërtetë.
Për të gjitha keto, e gjeta të arësyeshme për t’ju vënë në dijeni ju si Këshill Drejtues, me të drejtën e zgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar, pronë me vetëm një PRONAR: PUBLIKUN, që të mund të ndalni këto veprime të Turpshme për një institucion publik, të ndalni dhunën verbale si pasojë e ngacmimeve seksuale të Drejtorit aktual të Përgjithshëm!
Bashkëngjitur po ju dërgoj vetem një ekstrakt të mesazheve që disponoj, ndërkohë që të plota do ti paraqes në organet përkatëse të drejtësisë. Mbi dinjitetin dhe profesionalizmin, nuk mund të shkelë asnjë i zgjedhur nga JU, të mandatuar nga të zgjedhurit e qytetarëve.
Alfred Peza ka dorëzuar letrën e largimit nga posti të Këshillit Drejtues të RTSH-së ditën e sotme (6 Shtator). Ai mori postin e Drejtorit të Përgjithshëm i Radio Televizionit Publik Shqiptar në Qershor 2023. Peza u zgjodh unanimisht nga Keshilli Drejtues i RTSH-së në Qershor 2023 dhe do të shërbente në krye të institucionit për një mandat pesëvjeçar./ZËRI

cover alfred peza web

900 0 1725632885xb3356539 e40b 4827 8a71 908b4c1b1460 587 742×1536 1
Burimi