Skandali i Onkologjikut/ Sot protestë para ministrisë së Shëndetësisë: Vdekja falas

Skandali i Onkologjikut/ Sot protestë para ministrisë së Shëndetësisë: Vdekja falas

pamje nga protesta e parë

TIRANË-Sot në orën 19:00, datë 1 korrik, është lajmëruar se do të mbahet një protestë që vjen si reagim pas skandalit me shërbimin në spitalin Onkologjik.
Protestuesit do të mblidhen para godinës së ministrisë së Shëndetësisë, në rrugën e “Kavajës”. Në posterat e publikuar shihet se slogani i tyre është: “Vdekja falas! Protesto! Nesër mund të jesh ti!”

POSTERI

Kjo është protesta e dytë që do të zhvillohet, pasi Prokuroria e Tiranës zbardhi skemën abuzive, në të cilin ishin përfshirë mjekë dhe specialist të Onkologjikut në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërdoruar detyrën, pasi në vend që të jepnin shërbim për pacientë me sëmundje tumorale, bënin të kundërtën, duke i orientuar ata drejt spitaleve private më qëllim përfitimin ekonomik.
Mjekët e spitalit Onkologjik dolën para Gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë. Asnjë prej tyre nuk është vendosur në burg nga togat e zeza, por duket se mjekët kishin frikë mediat më shumë se drejtësinë. Edmond Gashi para se të hynte në Gjykatë tha se kishte bërë vetëm detyrën, ndërsa pas seancës ia futi vrapit që të mos kapej nga mediat. Nga ana tjetër, Alketa Pere në fjalën e saj në vend që të fliste për skandalin është revoltuar me gazetarët se pse i kanë nxjerrë fotot të këqija nëpër media. Pasi doli nga gjykata, bëri një “alibi brilante” për veten duke u shprehur se nuk ishte ajo Alketa që dilte në përgjime. Ndërkohë që secili prej mjekëve ka pretendimet e veta për pafajësi, me çdo orë që kalon, qytetarët japin dëshmi që thellojnë skandalin që ndodhte nën hundën e të gjithëve para Onkologjikut./ZËRI
Burimi