S’ka qetësi për “Kurum”! Gjenden predha luftarake në pikën e skrapit të kompanisë, nis hetimi
FOTO ILUSTRUESE
ELBASAN- Një tjetër incident ka përfshirë kompaninë “Kurum International”, e cila tashmë po përballet me akuzat se është origjina e qindra ton mbetjeve të dyshuara si të rrezikshme që dyshohet se janë eksportuar nga porti i Durrësit me destinacion Tajlandën, duke përhapur një alarm global.
Kurum ka shpallur mbylljen e kompanisë, por paraditen e sotme në pikën e grumbullimit të skrapit të kompanisë turke Kurum International sha janë gjetur disa predha luftarake të pashpërthyera.
Predhat janë pikasur rastësisht nga punëtorët gjatë punës, të cilët kanë njoftuar menjëherë strukturat shtetërore. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe emergjencave civile, shkruan BW. Ende nuk ka të dhëna për numrin e predhave luftarake të gjetura në pikën e skrapit në ish-Metalurgjikun e Elbasanit, ndërsa po procedohet për demontimin e tyre nga xhenierët dhe po hetohet për të zbuluar burimin se nga ardhën aty.
Kompania “Kurum” nuk ka një histori të lumtur në Shqipëri dhe ka qenë objekt i lajmeve të herëpashershme në media. Denoncimet e punonjësve për shkurtimet e vendeve të punës, kushtet e këqija në punë, ndotja e mjedisit në qytetin e Elbasanit janë kryefjala që shfaqet për këtë kompani./ZËRI
Burimi