S’ka plan B, do integrohemi në BE! Rama: Zoti e shpëtoi Trump për dy arsye!

S’ka plan B, do integrohemi në BE! Rama: Zoti e shpëtoi Trump për dy arsye!

Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama mbajti sot një fjalim në ceremoninë e ndarjes së çmimit ndërkombëtar “Karlspreis – Karli i Madh” në Tiranë. Rama u shpreh se Shqipëria nuk ka plan “B” për integrimin në Bashkimin Europian, duke theksuar se vetëm aty garantohet barazia para ligjit. Në fjalën e tij kreu i qeverisë, foli edhe për zhvillimet e fundit në Evropë pas rikthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. 
Edi Rama: Nuk jemi naivë. Nuk ka plan B përkundrejt martesës, e kam provuar, kështu që kjo është qasja ime për këtë kur vjen fjala për këtë që po ndodh, Evropa gjendet në një moment që bëhet a zhbëhet në kuptimin e shkuarjes në një nivel tjetër, nuk duhet përshtatje, nuk është ajo çka ishte tre muaj më parë. Historia ka pasur momente kur Evropa dhe Amerika ka pasur momentet e tyre të keqkuptimit apo të konfliktit politikisht, në Amerikë ka pasur gjithmonë nga ata që është më mirë që Amerika të dalë nga Evropa, në Evropë ka pasur nga ata që duhet të kenë identitetin e vet, në fund ka qenë diçka që ka mbizotëruar, Amerika pa Evropën është një ishull, Evropa pa Amerikën është një gadishull. Për mua së pari jam në një pozitë shumë të rehatshme se nuk jam gjerman dhe nuk më duhet të gjej zgjidhje për botën jam kryeministër i një vendi më të vogël, nëse unë e kam gabim askush nuk do të dëmtohet, por kur Merz e ka gabim të gjithë ne do të dëmtohemi. Mendimet e këqija paguhen në një kosto të një brezi të ardhshëm, është pamje 360 gradëshe, nuk është vetëm forcim ushtarak. Tmerrohem kur dëgjoj që të shkurtojmë fondet e arsimit dhe të shtojmë ato për mbrojtjen. S’duhet të kërkojmë një ushtri barbarësh analfabetë, por kërkojmë diçka në tërësi, diplomacia, çelja e korridoreve të reja të dialogut apo të qenit më pak vetëreferentë dhe të jemi më të vendosur për mënyrën tonë të jetesës. Evropa ka më pak miq sot se para agresionit rus. Pse ka ndodhur kjo, s’ka aspak ndryshim që Evropa u ngrit në kohën e duhur, është komplekse, e ndërlikuar, por ndoshta zoti i shpëtoi jetën Trump jo vetëm për ta bërë Amerikn të madhe sërish, por edhe për të zgjuar Europënpër,për  t’i dhënë mundësinë që të mos vazhdojë njësoj, se nuk është njësoj.
Rama ishte në panel së bashku me Martin Schulz, ish-president i Parlamentit Europian dhe laureat i çmimit “Karlspreis”, Veronika Tsepkalo, pjesë e opozitës bjelloruse, laureate e çmimit “Karlspreis” dhe dr. Jürgen Linden, kryetar i bordit drejtues i “International Charlemagne Prize”.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente