‘Si mor iku me vrap?’/ Si dështoi ATENTATI ndaj Irfan Azizit, Policia e raportoi si vetëplagosje, Talo Çelës iu bllokua kallashi

‘Si mor iku me vrap?’/ Si dështoi ATENTATI ndaj Irfan Azizit, Policia e raportoi si vetëplagosje, Talo Çelës iu bllokua kallashi

Talo Çela

BERAT- Mbrëmjen e 29 nëntorit u tentua vrasja e Irfan Azizit. Ai që ishte dikur miku i tij, Talo Çela tentoi që ta vriste në Poshnje të Beratit, me urdhër të vëllezërve Franc e Hajdar Çopja. Ngjarja asokohe u raportua se “vetëplagosje”, madje edhe në versionin zyrtar të Policisë së Shtetit, ndërsa titujt e të gjithë mediave ishin: Po luante me punëtorët, vetëplagoset pa dashje me armë pronari i karburantit në Berat!
Por e vërteta ishte shumë ndryshe. Sipas dosjes së përpiluar nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Irfan Azizi ka shpjeguar edhe arysen se përse Talo Çela donte që ta vriste. Sipas tij, Talo Çela ishte informuar se Azizi ishte personi, i cili kishte dhënë makinat e përdorura në vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe vëllait të tij, Bujar Çela. Po ashtu, dyshonin se Azizi mund të kishte ndihmuar Nuredin Dumanin duke i dhënë makina të vjedhura për realizimin e ngjarjeve në Durrës ku kanë mbetur të vrarë anëtarë të organizatës kriminale Çopja. Kishin dyshime edhe që Azizi mund të ketë strehuar Nuredin Dumanin pas vrasjeve.

Pamjet nga vendi i ngjarjes

Në datë 05.07.2022, SPAK ka marrë në pyetje Irfan Azizin në Ambasadën shqiptare në Londër lidhur me ngjarjen e ndodhur 29.11.2020.
Ai ka deklaruar: Dua të deklaroj prej vitit 2021 në Londër për shkak të atentatit që më është bërë nga Talo Çela në vitin 2020 muaji nëntor në Poshnjë të Beratit, në afërsi të një karburanti që ka familja ime. Ditën e ngjarjes kam shkuar tek karburanti i babait tim që mban emrin Azizi për t’i lënë 5.000 lekë të reja punëtorit të karburantit që quhet Eli pasi ia kisha marrë më përpara. Kam qenë me automjetin “Porche Cayene”. Parkova automjetin tek sheshpushimi i karburantit dhe shkova drejt punëtorit të karburantit. I dhashë lekët që i kisha marrë dhe u nisa të marrë makinën për të shkuar në shtëpinë time. U futa brenda automjetit dhe sa u bëra gati të kthehesha mbrapa pashë një automjet tip “Audi” që po afrohej drejt meje. Unë zbrita nga makina ime pasi mendova se ishte ndonjë i njohuri. Në momentin qëzbres nga makina shoh që xhami nga krahu i pasagjerit u hap dhe ato çaste pashë Talo Çelën, të cilin e njoh. Ai mbante një maskë të zezë COVID vetëm tek pjesa e gojës dhe një kapele. Kur u afrua drejt meje Talo e uli maskën. Pashë se në automjet ishin edhe dy persona të tjerë, njëri në pozicionin e shoferit, tjetri si pasagjer, të cilin nuk e identifikova dot. Unë u afrova pasi mendova se Talo Çela donte më të takonte por ai në këtë moment nxorri një armë automatike kallashnikov dhe filloi që të qëllonte. Plumbi i parë më kapi në dorë dhe pas këtij momenti u largova me vrap fillimisht në drejtim të tokave të babait tim. Aty kam marrë në telefon Policinë. Drejt meje mesa mbaj mend është qëlluar 20 herë goditje jo me breshëri por tek e tek. Dua të theksoj se personi që më qëlloi me armë ishte Talo Çelo nga Elbasani. E njoh mjaft mirë pasi e kam patur shok dhe kam qëndruar mjaft kohë më të. Me Talo Çelën jam njohur në vitin 2015 pasi ai vidhte makina dhe unë ia bleja dhe i çmontoja pranë një karburanti të familjes. Me Talon jam njohur nga Guri Biba, për herë të parë e kam takuar në Elbasan tek shtëpia e tij në Bradashesh në prezëncën e Gurit. I kam blerë 7-8 makina të llojeve të ndryshme.
Më datë 02.06.2020, Kamami flet me Talo Çelën në SkyECC, ku flasin për personat që mund të kenë marrë pjesë në ekzekutimin e Dorjan Shkoza, Besmir dhe Viktor Haxhia. Nga bisedat rezulton se Mikael Qosja (Kamami) ka bërë analizën e të gjithë personave. Nga konteksti i bisedës Kamami i ka shkruar Talo Çelës se Altin Ndoci duhet ta tregonte patjetër pasi ishte vrarë Dorjan Shkoza lidhur me konfliktin pasi tani është bërë dëmi shumë i madh.
“Po mir, pse unë kot të thashë ty duhet me u vra beratsi (Irfan Azizi),”-i shkruan Qosja-Çelës. Çopja urdhëron Mikael Qosjan që Talo Çela të mos përzihej më me asgjë (me asnjë punë).
“Jemi të kompletm tani dhe u futëm prapë në linjë. Të heqim këto që janë për t’u heq. Se fana ajeta ikin man. Nuk na prishin punë këto zgjebasat. Po të heqim edhe nha 2 të tjerë që tani janë të domosdoshëmnë Elbasan, ta shfrytëzojmë tani për B. dhe xhuxhin.”
Pjesë e bisedës ka patur në plan që në vijim të ekzekutojë Arben Spahiun (kunatin e Erion Alibej) si dhe Everest Cakën (xhuxhi). Ky i fundit ka lidhje familjare me vëllezërit Spahiu, Arben, Ardit dhe Rigers. Në përgatitje për vrasjen, Mikael Qosja (Kamami) flet me Altin Kamamin, një prej personave që sipas SPAK ka marrë pjesë në atentatin ndaj Azizit që fatmirësisht i shpëtoi pllumbave. 
Atentati ndaj Irfan Azizit- MESAZHET
BISEDA ME KAMAMIN:
Mikael Qosja: A arritët në zonë?
Altin Kamami: Këtu në Durrës jemi
Mikael Qosja: Ok. Po nisuni se baheni vonë pastaj. A ka nai gja të re? E keni pa atë plenën.
Altin Kamami: Jo, jo. U kthyem. Nuk e pamë. O lale ai shoku më tha të iki në orën 2 atje. Unë nuk mund të iki kot siç ikëm dje Të baj pordhë kot. është larg. Nuk kam frikë
Mikael Qosja: Se kuptova
Altin Kamami: Lale më duket se dhe ai shoku nuk është i sigurtë kush është. Ju qepëm tjetrit mram kot. 18 xhiro atje dhe po na shifrin të gjithë katunarët. Ik tek servisi. Ik ke shpia.
Mikael Qosja: Po nuk bane xhiro. S’ke si e maron. Është e vetë puna e tillë. O lale kështu është ajo punë e lale se unë e di shumë mirë si funksionon se kam shkuar vetë. Po ai ka një gjë të keqe por edhe njëkohësisht të mirë se ruhet shumë. Lale e di sa herë i kanë shkuar në Elbasan atij Keit. 15 herë në qytet
Altin Kamami: O lale më trrem vetëm rruga, është shumë larg
Mikael Qosja: Po ça larg e lale, rri i qetë ti se ai i di të gjithë rrugët komplet.
Altin Kamami: E di see pashë
Mikael Qosja: Plus pastaj kakush me ardh me ju marrë
Altin Kamami: Mirë të keqen thuj të ikim nesër. Më mirë e kam ti bi drejt e tja qr se nuk jam mësuar kështu. Po më merresh fryma. Të mbledh edhe pak rradakën. Të maj pak llashin në dorë se kam kohë pa e kap. S’më lanë edhe ato. Më lin sot a të keqen. Ore derr jam trrem. Se më doli ters që në filim.
Por siç e shpjegoi edhe Irfan Azizi, ai kishte ikur me vrap dhe u kishte shpëtuar plumbave të qëlluar ndaj tij. Lajmin Kamamit ia jep Makim Koçi, i cili tregon se grupit iu bllokua kallashi dhe në atë moment shënjestra u kishte ikur me vrap. Siç edhe pritej, lajmin e dështimit,  Kamami nuk e priti mirë.
BISEDA ME MAKSIM KOÇIN:
Mikael Qosja: Çpb a keni pa gja?
Maksim Koçi: E dhimë me i mut, i shtiu 5 herë u blloku. Nuk e di çar është ba
Mikael Qosja: Ça thuuu? Kush u blloku re?
Maksim Koçi: Kallashi
Mikael Qosja: Po mirë e pse vetëm me një gjujtët ju e burrë?
Maksim Koçi: Po nuk gjujta se gjujti ky tjetri. Se ishte afër.
Mikael Qosja: Duhet të kishe gjujt. Po si e burrë e latë me ik siiiii? Pse e për ça je ti aty? Për t’rujt atë tjetrin? Apo për të gjujt të dy? Iu blloku atij, dilje ti e marojë pune.
Maksim Koçi: Po iku me vrap sa gjujti ky shoku.
Mikael Qosja: Si mor iku me vrap? Ça po thoni? A jeni normal apo jo?
Maksim Koçi: Sa gjujti iher iku me vrap
Mikael Qosja: Po iku me vrap turrju mbrapa. Edhe po ai e pa kur iku me vrap apo si a puna?
Maksim Koçi: Iku se e zuni rrezja e makinës. Ky shoku sa e pamë ia futi me kallash afroi makinën dhe i ra burisë dhe sa doli ky tjetri i gjujti. Ai iku me vrap
Mikael Qosja: Po burisë pse i ra ai? Apo që ta vëjë në dijeni që ‘eeee po të gjujmë ne’. Kush kallash u blloku? Ai pa zhurmë apo ai me zhurmë?
Maksim Koçi: Ai i vjetri, jo kallashi tamam. Edhe unë kam faj nuk po them…
Mikael Qosja: Pse se batë me ato pa zhurmë pse? Po atë pa zhurmë ju erdhi gjynaf me e përdor? Kishit 3 armë pa zhurmë.
Maksim Koçi: Po hare se ku di gja unë, për herë të parë ekam.
Mikael Qosja: Lale. Si mor të iki me vrap, 3 burra aty dhe ta leni me ik me vrap. Turp!
Maksim Koçi: Nuk kam llaf. Se kam dhe unë faj. Se prisja fare të gjuja direkt
Mikael Qosja:  Pse nuk gjujte pra?
Maksim Koçi: Po unë mendova se do gjunte vetëm ai me kallash
Mikael Qosja: Si mor mendove? A të tha ai shoku me shti? Apo mendove ti me kokën tate?
Maksim Koçi: Po nuk më tha. Mrapa më tha pse nuk shtive?
Më datë 30.11.2020, Talo Çela komunikon me Makim Koçin lidhur me ngjarjen ku Maksim Koçi dhe Altin Kamami nuk kanë mundur të mbarojnë punën edhe pse Talo Çela ia ka nxjerrë në pjatë Irfan Azizin.
Talo Çela: Po ja po rri në shpi, mërzit keq ma s’kam çfar flas me marokun. Ju të dy ngritë mbrëmë, ti ngecë fare u hutove. Ai tjetri u bllokua. Në fëlliqët kot, më bukur që iu nxorra s’ka më.Iku ajo punë tani. Faji i ju të dyve vlla unë jua nxorra në pjatë. Mend për herë tjetër tani
Maksim Koçi: Po edhe unë kam shumë gabin. Po ke të shumë të tjerë. Jo pjatë, po superpjatë ishte. Po kur të vij aty flasim me terezi mirë e mirë.
Talo Çela: Ajo nuk falesh vlla
Maksim Koçi: Po tamam se na doli si llokum. Si ai çast nuk del ma.
Talo Çela: Po vari lesht iku ma ajo punë. Kur s’ja ke idenë nuk di me vepruar për herë parë ishte për ju. Por thuaj ti marokut që fajin e patëm ne jo fratja se ne gabuam thuaj unë dhe ai tjetri ngecëm, u hutuam atij ju bllokua kaq.
Maksim Koçi: Mirë, mirë, çar rëndësi ka kush e pati fajin tani./ZËRI
Burimi