Shuhet gjeniu i letrave shqipe, mediat e huaja: Kadare, një dritë e ndritshme në ditët më të errëta të Shqipërisë

Shuhet gjeniu i letrave shqipe, mediat e huaja: Kadare, një dritë e ndritshme në ditët më të errëta të Shqipërisë

TIRANË-Zemra e kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare u ndal mëngjesin e sotëm në moshën 88 vjeçare. Përveçse njëhubje e madhe për letërsinë shqiptare dhe vendin tonë edhe mediat e huaja i kanë kushtuar një artikull shkrimtarit më të madh shqiptar Ismail Kadare. 
‘Washington Post’ njofton se romancieri i njohur shqiptar Ismail Kadare ka vdekur pasi u dërgua me urgjencë në një spital në Tiranë. Në shkrim përmenden se vitin e kaluar, presidenti francez Emmanuel Macron i dha atij titullin ‘Oficeri i Madh i Legjionit të Nderit” gjatë një vizite të presidentit francez në kryeqytetin shqiptar. Franca e kishte bërë më parë edhe bashkëpunëtor të huaj të Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike, si dhe Komandant të Legjionit të Nderit.

ARTIKULLI

Mediat franceze po ashtu kanë shkruar për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të madh shqiptar. ‘Le monde’ teksa njofton për ndarjen nga jeta të Ismail Kadares, shkruan se ai shpesh krahasohej me George Orwell ose Franz Kafka, përdori metaforën dhe ironinë për të zbuluar natyrën e tiranisë nën Enver Hoxhën, i cili sundoi Shqipërinë nga viti 1946 deri në vdekjen e tij në 1985.

ARTIKULLI

‘Associated Press’ shkuraun ‘Ismail Kadare: Një dritë e ndritshme në ditët më të errëta të Shqipërisë.’
Romancieri Ismail Kadare -i cili vdiq në moshën 88 vjeçare — përdori stilolapsin e tij si një armë vjedhurazi për t’i mbijetuar diktatorit komunist paranojak të Shqipërisë Enver Hoxha. Tregimi i tij i sofistikuar, shpesh i krahasuar me atë të George Orwell ose Franz Kafka, përdori metaforë dhe ironi për të zbuluar natyrën e tiranisë nën Hoxhën, i cili sundoi Shqipërinë nga viti 1946 deri në vdekjen e tij në 1985.
“Kohët e errëta sjellin surpriza të pakëndshme, por të bukura”, tha Kadare për ‘AFP’.
“Letërsia shpesh ka prodhuar vepra madhështore në epokat e errëta, sikur të kërkonte të korrigjonte fatkeqësinë që u është shkaktuar njerëzve,” tha ai.
Në shkrim përmendet se shpesh ai u propozua të fitonte një çmim Nobel për punën e tij të madhe, e cila u gërmua në mitet dhe historinë e vendit të tij për të zbërthyer mekanizmat e totalitarizmit.
‘The Herald’ shkruan gjithashtu se është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare romancieri shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare

ARTIKULLI

2561jpg

222jpg
Burimi