Shtohet dënimi për mikun e Laert Haxhiut, GJKKO tjetër masë ‘arrest me burg’ për Firdeus Berberin

Shtohet dënimi për mikun e Laert Haxhiut, GJKKO tjetër masë ‘arrest me burg’ për Firdeus Berberin

Firdeus Berberi dhe Laert Haxhiu

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka caktuar një tjetër masë sigurie arrest në burg për Firdeus Berberin që u ekstradua pak ditë më parë nga Greqia. Ndaj Berberit është caktuar masë sigurie edhe nga gjykata e Pogradecit pasi akuzohet për për “Vrasje me dashje” të mbetur në tentativë dhe “Mbajtje pa lejë të armëve”. Berberi akuzohet nga prokuroria si pjesë e grupit të Laert Haxhiut dhe roli i tij është zbuluar nga dëshmia e Artan Tafanit që ka bashkëpunuar me prokurorinë.
Sipas Tafanit në shkurt të vitit 2023, Berberi në bashkëpunim me Laert Haxhiun dhe një anëtar tjetër të grupit kanë vjedhur me dhunë një automjet në Durrës, për ta përdorur më pas për ngjarje kriminale. Berberi u shpall në kërkim ndërkombëtar më 29 prill të vitit 2022 pasi u dënua nga Gjykata e Pogradecit, pasi në bashkëpunim me shtetasin Griseld Maxhari kanë plagosur me armë zjarri Johan Muçllari, ngjarje e ndodhur në 25 prill të vitit 2022 në Pogradec.

Berberi u arrestua në maj 2023 në Greqi, teksa ndodhej në të njëjtën makinë me Laert Haxhiun, pasi shoqërohej shpesh me te fortin e Lushnjes./ZËRI
Burimi