Shtëpia e Bardhë rrëzon pretendimet e “Reuters”: S’është marrë asnjë vendim për refugjatët ukrainas

Shtëpia e Bardhë rrëzon pretendimet e “Reuters”: S’është marrë asnjë vendim për refugjatët ukrainas

Donald Trump

UASHINGTON- Shtëpia e Bardhë ka mohuar kategorikisht lajmet se presidenti Donald Trump ka në plan të revokojë statusin e përkohshëm ligjor të rreth 240,000 ukrainasve që ikën në Shtetet e Bashkuara për shkak të luftës me Rusinë. Në lajmin e “Reuters” thuhet se Uashingtoni planifikon të heqë statusin ligjor të më shumë se 1.8 milionë emigrantëve nga vende të ndryshme që kanë hyrë në SHBA përmes programeve humanitare gjatë presidencës së Joe Biden.
“Ky është një tjetër lajm i rremë nga Reuters, bazuar në burime anonime që nuk e kanë idenë se për çfarë po flasin. E vërteta është se deri më tani nuk është marrë asnjë vendim,”- tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt. 
Lajmi është mohuar por Reuters shkruante se më 20 janar, Donald Trump kishte lëshuar ​​një urdhër presidencial, duke i bërë thirrje Departamentit të Sigurisë Kombëtare që t’i jepte fund të gjitha programeve humanitare. Sipas një emaili të brendshëm të parë nga Reuters, masa do të zbatohet edhe për 240,000 ukrainasve që ikën nga pushtimi rus, por nuk do të jenë të vetmit. Bashkë me ta do të dëbohen edhe rreth 530,000 kubanë, haitianë, nikaraguanë dhe venezuelianë. 
Vendimi vjen pasi gjatë fushatës zgjedhore, Donald Trump ishte zotuar se do t’i jepte fund programeve të paraardhësit të tij, duke pretenduar se ato tejkalojnë kufijtë e ligjit amerikan. Por përveç Levitt nuk ka asnjë reagim tjetër.
Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Sigurisë Kombëtare, Tricia McLaughlin tha se departamenti nuk ka marrë asnjë njoftim nga presidenti. Ndërsa Shtëpia e Bardhë dhe ambasada e Ukrainës nuk iu përgjigjën kërkesave për koment./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente