Shqiptari i vrarë për një vend parkimi në Belgjikë, dëshmia: Gruaja dhe djali e panë të vdiste

Shqiptari i vrarë për një vend parkimi në Belgjikë, dëshmia: Gruaja dhe djali e panë të vdiste

Viktima, foto e publikuar nga mediat belge

BELGJIKË-  Shpëtim Ajazi, 43 vjeç, u vra me armë zjarri ditën e djeshme (27 gusht) pas një konflikti për një vend parkimi në Bruksel. Autori i ngjarjes është identifikuar si Renato F., një hidraulik 61 vjeç, i cili jeton ngjitur me shtëpinë e viktimës. Sipas raportimeve nga mediat e huaja, Renato F. ka qëlluar nga trotuari duke e goditur Shpëtimin në kokë ndërsa ky i fundit ishte ende në furgon.
“Unë dhe bashkëshorti im fillimisht menduam për fishekzjarre. Të rinjtë shpesh i hedhin në rrugë. Por pasi dëgjova më shumë zhurmë, shkova të shikoja nga dritarja. Më pas pashë fqinjin tonë matanë rrugës, ne e quajmë ‘italiani’, me një armë në dorë” thotë një fqinj.
Shpëtimi, babai i tre fëmijëve, nuk arriti t’i mbijetojë plagëve. Ndërkohë, kushëriri i tij është plagosur rëndë me dy plumba, një në shpatull dhe tjetri në qafë, dhe ndodhet në gjendje kritike në spital.

Ngjarja ka shkaktuar panik të madh në lagje, ku dëshmitarët raportojnë se gruaja dhe djali i madh 15-vjeçar i Shpëtimit dolën menjëherë në rrugë pas të shtënave. Ata gjithashtu u kërcënuan nga Renato F. para se ky i fundit të largohej me BMW-në e tij.
“Ai drejtoi armën drejt tyre, sikur të ishin të radhës. Aty e panë Shpëtim në furgonin e tij. E panë të vdiste, është e tmerrshme”, dëshmon Bashkim Ajazi, një kushëri tjetër i viktimës.
Hetuesit kanë sqaruar se konflikti midis dy fqinjëve ka qenë i vazhdueshëm për vite të tëra dhe motivi për ngjarjen ka qenë pikërisht grindja për vendin e parkimit./ ZËRI
Burimi