Shqipëria në BE/ Von der Leyen: Do të krijojmë një komision dedikuar zgjerimit të Europës

Shqipëria në BE/ Von der Leyen: Do të krijojmë një komision dedikuar zgjerimit të Europës

Ursula Von der Leyen

SLLOVENI- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, njoftoi se së shpejti do të emërohet një komision i dedikuar për zgjerimin e Bashkimit Europian. Ajo theksoi se procesi i zgjerimit duhet të jetë një punë me kohë të plotë, duke nënvizuar rëndësinë e përshpejtimit të integrimit të vendeve të reja në BE.
Ky komision i ri do të fokusohet në mbështetjen e vendeve kandidate dhe në përshpejtimin e reformave të nevojshme për anëtarësim, duke reflektuar angazhimin e BE-së për të zgjeruar bllokun me anëtarë të rinj në vitet e ardhshme.
“Plani për rritjen e Ballkanit Perëndimor ka dhënë rezultatet e para. Ju duhet të jeni krenar, Tiranë është aeroporti me rritjen më të shpejt. Reformat ekonomike të Kosovës po sjellin përfitime. Mali i Zi sapo ka përjetuar rritjen e vlerësimit kreditimit. Tre prej jush mund të bëhen pjesë e hapësirës së përbashkët të pagesave. Nuk është bërë asnjë vit qëkur është formuluar ky objektiv. Duhet të jeni kaq krenar. Më vonë gjatë këtij muaji, do të miratohen reformat e reja me efekt të thellë, në sistemin e drejtësisë, prokurimeve publike.
Këto lidhen me 6 miliardë euro investime. Ky plan rritje është i njëjti model si plani ynë i rimëkëmbjes. Kur këto reforma të jenë kryer, të gjithë partnerët do marrin ndihmë. Bashkimi Europian është në proces të rikrijimit të vetes dhe duam që partnerët tanë të jenë krah nesh. Dua që puna jonë të përshpejtohet në komisionin tjetër, zgjerimi duhet të jetë punë me kohë të plotë që mundëson dhënien e një vëmendjeje të pashkëputur. Do emërohet një komision i dedikuar për zgjerimin. Vullneti ynë për tu zgjeruar, BE është një bashkësi demokracisë. Integrimi do bëhet nga marrja e vendimeve të vështira, por kjo është koha ku jetojmë. Të ecësh përpara të forcosh të ardhmen, të qenurit zot të fateve tona, ky është thelbi i Europës. Rroftë Europa.”-tha Von der Leyen.
Burimi