
Shpërthimi në Zubin Potok, Begaj bisedë me Osmanin: Dënoj ashpër sulmin terrorist!
👁1568
Bajram Begaj
ZUBIN POTOK- Gjatë mbrëmjes së djeshme ndodhi një shpërthim në Zubin Potok, ku u shkaktuan dëme të konsiderueshme të kanalit të ujit Ibër-Lepenic në fshatin Varragë. Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj zhvilloi një bisedë telefonike me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ku u shpreh se dënon aktet terroriste me lëndë eksplozive mbi Kanalin e Ibër-Lepenic që synojnë shkatërrimin e infrastrukturës kritike të Kosovës e cënon sigurinë kombëtare të Kosovës.
Presidenti thekson se mbështet fuqishëm të gjitha përpjekjet e Republikës së Kosovës për përballimin e situatës dhe hetimin e ndëshkimin e plotë të këtij akti sabotues e terrorist. /ZËRI
Burimi