Shpërthimi në Zubin Potok/ Bardhi: Akt terrorist, Serbia nuk ka marrë dënimin që meriton!

Shpërthimi në Zubin Potok/ Bardhi: Akt terrorist, Serbia nuk ka marrë dënimin që meriton!

Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi dënoi shpërthimin e kanalit të ujit në Zubin Potok. Bardhi tha se Serbia nuk e ka marrë dënimin që meriton nga ndërkombëtarët dhe përpiqet të destabilizojë situatën në Kosovë. Ai tha se mbështesin qeverinë e Kosovës, ku bëri thirrje që ngjarja të hetohet nga autoriotetet.
“Akti terrorist mbi infrastrukturën kritike të furnizimit me ujë në kanalin e Ibër Lepencit është një tjetër provë se Kosova është vazhdimisht në agresion dhe agresorët nuk kanë marrë kurrë ndëshkimin që meritojnë nga komuniteti ndërkombëtar. Akte të tilla janë një dëshmi e qartë se Serbia jo vetëm nuk është e angazhuar me seriozitet në dialogun normalizues të marrëdhënieve me Kosovën, por vazhdimisht synon destabilitetin e Rajonit dhe minimin e rregullave e ligjeve brenda territorit të Kosovës. Duke dënuar me forcë këtë akt terrorist, mbetemi të palëkundër në mbështetje të institucioneve të Kosovës dhe qytetarëve të saj. Kosova e pavarur dhe së shpejti anëtare e Bashkimit Europian është një realitet i pakthyeshëm. Aktet destabilizuese nuk mund të triumfojnë kurrë mbi paqen e sigurinë në Rajon dhe as mbi të ardhmen e përbashkët të popujve tanë në familjen europiane”, tha Bardhi.
Gjatë natës u hodh në erë kanali i ujit të pijshëm në Zubin Potok, ku si pasojë në qytetin e Mitrovicës është ndërprerë uji i pijshëm dhe energjia elektrike. SHBA dhe BE e dënoi këtë sulm, duke thënë se përgjegjësit do të marrin dënimin e merituar. Pavarësisht akuzave nga qeveria e Kosovës, ajo serbe tha se nuk ka lidhje me këtë sulm, madje shtoi se është gati të paguajë financiarisht dëmet, pasi kjo cënon jetën e serbëve në Veri, Po ashtu edhe krerët politikë të Shqipërisë reaguan pas këtij sulmi duke e dënuar ashpër dhe bënë thirrje që të hetohet rasti. /ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente