‘Shpërthen’ Berisha, lumë ofendimesh ndaj Dumanit: Pështyjeni në surrat! Mercenar i Ramës dhe mafias

‘Shpërthen’ Berisha, lumë ofendimesh ndaj Dumanit: Pështyjeni në surrat! Mercenar i Ramës dhe mafias

Sali Berisha dhe Altin Dumani

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka lëshuar këtë të premte një lumë ofendimesh dhe akuzash ndaj kreut të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, Altin Dumani. Duke folur nga dritarja e banesës, Berisha u shpreh se Dumani është peng i Kryeministrit Edi Rama dhe se nuk njeh as ligj dhe as Kushtetutë. Por jo vetëm kaq, pasi gjatë fjalës së tij para mbështetësve, Berisha u bëri thirrje zyrtarëve të SPAK që të pështyjnë në fytyrë Dumanin, për të cilin shtoi se është një mercenar i mafias ndërkombëtare.
Sali Berisha: I bëj thirrje çdo punonjësi të atij institucioni të pështyjë në surrat Altin Dumanin, që nuk ka nder, nuk ka Kushtetutë, por është një lëpirës që lëpin kockat që i hedh Edi Rama dhe zbaton urdhrat e tij. U bëj thirrje prokurorëve, u bëj thirrje hetuesve, mos zbatoni urdhrat të një krimineli kushtetues. Të një njeriu që nuk ka marrë votat, po vetëm me peqe lepe qëndron aty dhe mendon se është prokurori i të huajve dhe jo i shqiptarëve. Është një mercenar i Edi Ramës, i mafies ndërkombëtare. Aty e ka dosjen e McGonigalit, rasti më flagrant në historinë e Europës dhe botë, ku kryeministri ka korruptuar me 225 mijë dollarë shefin e kundërzbulimit, në SHBA futet në burg, kurse McGonigalë të tjerë mbrojnë Edi Ramën në Tiranë. Altin Dumani është një armik i egër i ligjit, Kushtetutës. Një armik i egër i shqiptarëve, që si mercenar zbaton vullnetin e Edi Ramës. Zbaton vullnetin e mafies së urryer ndërkombëtare.
Sali Berisha ndodhet në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, dhënë nga Gjykata e Posaçme, pasi Berisha refuzoi të respektonte masën më të lehtë të sigurisë të dhënë më herët nga GJKKO, atë të “Detyrimit të paraqitjes”. Berisha akuzohet për korrupsion pasiv në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Po në “Arrest shtëpie”, ndodhet dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. Ky i fundit akuzohet për “Korrupsion aktiv”, dhe “Pastrim parash”. Berisha dhe më herët ka kërkuar përjashtimin nga gjykimi të Irena Gjokës, por dhe leje për të shkuar në Kuvend, të dyja janë hedhur poshtë./ZËRI
Burimi