Shpërthejnë Ethet e Nilit në Greqi/ Humbin jetën dy persona, media: Tre pacientë u infektuan në Shqipëri

Shpërthejnë Ethet e Nilit në Greqi/ Humbin jetën dy persona, media: Tre pacientë u infektuan në Shqipëri

Foto ilustruese

ATHINË- Një shpërthim i virusit të Nilit Perëndimor është konfirmuar në Greqi. Disa persona janë diagnoztikuar me virus në Thesproti dhe autoritetet lëshuan një paralajmërim, pasi priten të rriten rastet në ditët në vijim.
Sipas mediave greke, në javën e fundit, 2 persona kanë humbur jetën dhe 24 të tjerë janë infektuar, ndërsa 3 nga pacientët janë infektuar teksa ndodheshin në Shqipëri.
Mjekët në Greqi i bëjnë thirrje qyetarëve të marrin masa mbrojtëse personale kundër mushkonjave dhe nëse ndjejnë efekte anësorë të paraqiten menjëherë në qendrat mjekësore.
Ndërsa në vendin tonë numri i personave të infektuar me ‘Ethet e Nilit Perëndimor’ të konfirmuar në laboratorin e ISHP, ka shkuar në 58. Instituti i Shëndetit publik, ka kërkuar nga Bashkitë, që në vendet ku janë evidentuar vatra të mushkonjave që përhapin sëmundjen, të kryhet dezinsektimi i mushkonjave me qëllim frenimin e përhapjes së kësaj sëmundje.

Në Shqipëri, fillimisht sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Shëndetit Publik, u raportua se në 5 Gusht u shënuan 3 raste me humbje jete dhe 17 të infektuar.
Infeksioni te njeriu është kryesisht rezultat i pickimeve nga mushkonjat e infektuara, të cilat infektohen kur ushqehen me zogj të infektuar. Virusi qëndron në natyrë nëpërmjet një cikli transmetimi mushkonja-zogj-mushkonja. Zogjtë janë rezervuarët bartës të virusit. Kuajt, njësoj si njerëzit, janë bartës që pavarësisht se ata infektohen, nuk e përhapin direkt infeksionin. Deri më sot, nuk ka ndodhur asnjë transmetim i virusit nga njeriu tek njeriu përmes kontaktit rastësor apo nëpërmjet mushkonjave, dhe nuk është raportuar asnjë transmetim i virusit të Nilit Perëndimor te punonjësit e kujdesit shëndetësor kur janë zbatuar masa parandaluese standarde të kontrollit të infeksionit. /ZËRI/
 
Burimi