Shkencëtarët në Peru zbulojnë një fosil krokodili 12 milionë vjet të vjetër

Shkencëtarët në Peru zbulojnë një fosil krokodili 12 milionë vjet të vjetër

Foto ilustruese

PERU- Paleontologët kanë njoftuar se kanë zbuluar një fosil të një krokodili që daton 10 deri në 12 milionë vjet që u zbulua në shkretëtirën e Perusë. Fosili i krokodilit gavial, – apo peshkngrënës – krokodil që ishte i gjatë rreth 3 metra, u zbulua në fund të vitit 2023 në gjendje perfekte.
Fosili u gjet në shkretëtirën Okukahe, rreth 350 kilometra në jug të kryeqytetit, Lima.

“Kjo është hera e parë që gjejmë një të ri të kësaj specieje, pra ai nuk kishte arritur madhësinë maksimale. Ai vdiq para se të arrinte madhësinë maksimale,”- tha paleontologu, Mario Gamarra në një konferencë për media. Kafka dhe nofulla e këtyre specieve dallojnë nga krokodilët dhe aligatorët e ditëve të sotme, sipas Gamarras, i cili ka udhëhequr projektin për rikonstruktimin e fosilit.
“Ata kishin një hundë të zgjatur dhe ushqeheshin vetëm me peshk. Specia më e afërt me këtë krokodil do të ishte krokodili indian gavial,”- tha Gamarra.
Zbulimi u bë bashkërisht nga Instituti Gjeologjik, Minieror dhe Metalurgjik i Perusë dhe shkolla La Union.
Shkretëtira Okukahe është e pasur me fosile, sikurse të balenave, delfinëve, peshkaqenëve dhe specieve të tjera të periudhës miocene – rreth 5 deri në 23 milionë vjet më parë – të cilat janë zbuluar më herët atje./REL
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente