Sherri për parkimin, vritet shqiptari në Bruksel, baba i tre fëmijëve
Foto ilustruese
BELGJIKË- Një shqiptar ka mbetur i vrarë pas një sherri për një vend parkimi në Brukse. Emigranti shqiptar, babai i tre fëmijëve, ka mbetur i vrarë pasi u qëllua me armë një një fqinji i tij, pas konfliktit që ka ndodhur mes tyre për parkimin e makinës.
Emri i viktimës ende nuk është publikuar nga autoritetet belge, ndërsa mediat vendase japin pak detaje në lidhje me dinamikën e ngjarjes.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes së diel (25 Gusht), në rrugën “Blijde Inkomststraat”, në Machelen, një komunë periferike e Brukselit, raportoi agjencia lokale e lajmeve “dhnet.be”.
Pas krimit autori është arrestuar nga policia belge dhe po i nënshtrohet hetimeve.
Dy burrat ishin në konflikt për një kohë të gjatë mes tyre, për një vend parkimi, kjo referuar dëshmive paraprake të banorëve vendas dhe të njohurve të viktimës dhe autorit.
Hetimet janë ende aktive dhe priten të zbardhen identitetet dhe dinamika e krimit.
Ndërkohë që banorët e lagjes shprehen të tronditur nga ngjarja. ‘Mendoj se flas në emër të të gjithë lagjes, jemi në shok’, shprehët një prej banorëve, që është cituar nga mediat belge. /ZËRI
Burimi