Sherri me tifozët në Gjermani, Vuçiç krenar për të birin: E provokuan shqiptarët, ai nuk më turpëroi
Aleksandër dhe Danilo Vuçiç
BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka shpjeguar se çfarë ka ndodhur në të vërtetë me djalin e tij, Danilo në Gjermani. Sqarimi i tij vjen, pasi prej disa ditësh u aludua se i biri ishte përfshirë në një përplasje me tifozët anglezë, në një nga kafenetë ku ishte varur flamuri serb. Sipas mediave vendase, Vuçiç tha se djali i tij i madh Danilo ishte në një kafene që u sulmua nga tifozët e “Shalkes” me karrige dhe shishe, ndaj u desh që të mbroheshin.
“Tifozët me kombësi shqiptare ishin në epërsi në numër. Kishte dhe të tjerë, po shqiptarët ishin në pjesën më të madhe. Ata u sulmuan me karrige dhe shishe. Nuk ka asgjë për t’u turpëruar, nuk ka asgjë për të fajësuar fjalin tim. Nëse vjen për të më sulmuar, do të mbrohesha. Pra, ata njerëz po mbronin vetëm veten e tyre. Unë e dua dhe jam krenar për djalin tim dhe nuk kam parë asnjë problem me sjelljen e tij, pra ai nuk e ka turpëruar babanë e tij me asgjë që ka bërë,”-tha presidenti.
Ishte presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç që e konfirmoi sot se në përplasje ishte përfshirë edhe i biri. Përplasja mes grupeve të tifozëve ndodhi në qytetin Gelsenkirchen në Gjermani, në prag të ndeshjes mes Anglisë dhe Serbisë. Edhe pse Vuçiç pretendon se sulmuesit ishin shqiptarë, nga Policia vendase u konfirmua se bëhej fjalë për tifozë anglezë./ZËRI
Burimi