Sherri me 4 të plagosur në lavazh! Shpallen në kërkim edhe 2 bashkëautorët

Sherri me 4 të plagosur në lavazh! Shpallen në kërkim edhe 2 bashkëautorët

Sherri me 4 të plagosur në lavazh! Shpallen në kërkim edhe 2

FOTO ILUSTRUESE

VLORË-Detaje të reja janë zbardhur nga konflikti i ndodhur ditën e djeshme në një lavazh në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë, ku si pasojë mbeti i lënduar një 20-vjeçar dhe tre të tjerë. Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim edhe 2 bashkautorët që dyshohen se lënduan me sende të forta 20-vjeçarin. Në lidhje me ngjarjen në kërkim është shpallur edhe një 25-vjeçar, i cili dyshohet se ka goditur me sende të forta në kokë 20-vjeçarin. Përleshja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta. 

Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve për konfliktin në lagjen “Hajro Çakërri”, falë administrimit të pamjeve filmike, u identifikuan edhe dy shtetas të tjerë të dyshuar si bashkëautorë në dëmtimin me sende të forta të shtetasit K. H., 20 vjeç, i shtruar në spital, dhe të shtetasve R. Y., R. M. dhe D. I., të dëmtuar lehtë. Sqarojmë se dëmtimi i shtetasit K. H. nuk është shkaktuar nga një mjet prerës, por nga goditje me sende të forta.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, së bashku me shtetasin A. B., 25 vjeç, shpallën në kërkim edhe shtetasit A. K., 58 vjeç, dhe L. B., 41 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Ngjarja ndodhi në një lavazh në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë, ku fillimisht u raportua për plagosje me thikë. Policia sqaron se 20-vjeçari nuk është plagosur me thikë, siç u tha dje në njoftimi e policisë. 20-vjeçari sipas bluve është lënduar me sende të forta dhe është shtruar në spital./ZËRI

Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente