Sherr për klientët, përplasen me njëri-tjetrin shqiptarët në Greqi, plagoset rëndë njëri prej tyre

Sherr për klientët, përplasen me njëri-tjetrin shqiptarët në Greqi, plagoset rëndë njëri prej tyre

Foto ilustruese

GREQI- Dy shtetas më origjinë shqiptare janë bërë protagonistë të një konflikti në Greqi, që ka ccuar në plagosjen me thikë të njërit prej tyre.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e rrugës “Porphyriou”, në ishullin Kos, e cila është e mbushur plot me biznese dhe restorante turistike, ku dy shqiptarë janë konfliktuar pasi kanë “pretenduar” të njëjtët klientë.
Menaxheri i një restoranti ka tentuar të “bindë” turistët kalimtarë të vizitojnë lokalin ku ai punonte, gjë që shkaktoi shpërthimin e pronarit të një biznesi fqinj.
Dy burrat u përplasën egër, teksa menaxheri 31-vjeçar me origjinë shqiptare i një lokali, arriti të rrahë brutalisht kolegun e tij bashkatdhetar. Në fakt, sipas informacioneve, 31-vjeçari ka qenë sportist i sporteve marciale në të kaluarën.
Rezultat i sherrit ishte plagosja e rëndë e pronarit të biznesit tjetër, i cili fillimisht u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Kos për t’iu dhënë ndihma e parë pasi kishte lëndime në kokë, më pas iu rivlerësua gjendja dhe u dërgua në spitalin e Rodos ku po trajtohet në repartin e kujdesit intensiv me dëmtime të rënda në tru.
31-vjeçari shqiptar është arrestuar nga Policia dhe ndodhet në paraburgim, si dhe 2 bashkatdhetarë të tjerë që kanë marrë pjesë në sherr./ZËRI 
Burimi