
Sherr mes dy të rinjve në Vlorë, njëri përfundon në spital! Arrestohet tjetri
👁22275
Pamje nga Vlora
VLORË- Një sherr mes dy rinjve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në bulevardin e qytetit të Vlorës. Dy të rinj, të paidentifikuar me emër janë përplasur fillimisht verbalisht me njëri-tjetrin. Më tej, të dy kanë përdorur sende të forta, e si pasojë një prej të rinjëve ka përfunduar në spital.
Atje po merr ndihmë mjekësore, por nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.
Ndërkohë i riu tjetër është arrestuar nga blutë e Vlorës dhe është dërguar në Komisariatin e qytetit për të dhënë shpjegime mbi ngjarjen./ZËRI
Burimi