
Sherr me thika mes shqiptarëve në Greqi, plagoset rëndë i riu
👁11963
Foto ilustruese
HERAKLION- Një 30-vjeçar shqiptar është plagosur me thikë në Greqi nga bashkëatdhetari i tij. Sipas mediave fqinje, ata ishin së bashku në një lokal dhe aty janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
Pasi ata kanë dalë jashtë konflikti mes tyre ka degraduar në përdorimin e thikës, ku ka mbetur i plagosur 30-vjeçari. Autoritetet greke bëjnë me dije se autori është identifikuar dhe është shpallur në kërkim nga policia.
Ndërsa, i riu është transportuar në spital dhe ndodhet në gjëndje të rëndë për jetën. /ZËRI
Burimi