Sherr MASIV/ Përleshje me thikë mes egjiptianëve dhe shqiptarëve, 7 të plagosur
Foto ilustruese
ITALI- 7 persona kanë mbetur të plagosur në Itali, pas një përplasje të ndodhur në orët e para të mëngjesit të të dielës. Nga të plagosurit, njëri ishte më rëndë për shkak të plagëve të marra prej sulmit me thikë.
Sipas mediave italiane, në përplasjen mes bandave u përfshinë më shumë se 20 persona, të moshës 22 deri 53 vjeç. Raportohet gjithashtu se të përfshirët ishin egjiptianë dhe shqiptarë, por identiteti i tyre nuk është bërë me dije.
Karabinierët kanë nisur hetimet dhe po rindërtojnë dinamikën e përplasjes për të zbuluar se çfarë ndodhi vërtetë mbrëmjen e ngjarjes. Nga ajo që dihet deri më tani duket të jetë një sherr për larje hesapesh, ndoshta për shkak të një grindjeje familjare, duke gjykuar nga marrëdhëniet midis 6 të plagosurve me kombësi egjiptiane, të gjithë banues në Stradella.
Ndërsa shqiptarët ishin të gjithë të ardhur nga Montù Beccaria dhe qytete të tjera fqinje./ZËRI
Burimi