Sherr masiv në burgun italian! 40 shqiptarë dhunojnë marokenin, plagosen 2 policë

Sherr masiv në burgun italian! 40 shqiptarë dhunojnë marokenin, plagosen 2 policë

FOTO ILUSTRUESE

ITALI-Një sherr i dhunshëm është krijuar në burgun e Torinos ditën e djeshme. Të burgosurit shqiptarë janë konfliktuar dhunshëm me të burgosurit marokenë, ngjarje e cila dyshohet të ketë ndodhur si shkak i hakmarrjes. Mediat vendase raportojnë se dy ditë më parë një nga grupi i shqiptarëve mbeti i plagosur pasi u godit me thikë në fytyrë. 
Duke përfituar nga ndërrimi i turneve, 40 prej të burgosurve shqiptarë, kanë shpërthyen portat dhe janë ngjitur në katin e tretë të blloqeve ku rrinë të dënuarit. Shqiptarët sulmuan edhe policët, vodhën çelësat e qelive të tyre, hynë në seksionin e 12-të në katin e tretë dhe rrahën një të burgosur maroken, për t’u hakmarrë për mikun e tyre. Si pasojë e dhunës edhe dy efektivë mbetën të plagosur.
Sekretari i Përgjithshëm i Sindikatës së policëve të sistemit penicitar, Leo Beneducci ka deklaruar se burgu i Torinos është tërësisht në duart e të burgosurve./ZËRI
Burimi