“Shefi” i burgut në Janinë/ Bashkëpunëtori ‘pastronte’ paratë jashtë, ia dërgonte brenda qelisë shqiptarit (EMRI)

“Shefi” i burgut në Janinë/ Bashkëpunëtori ‘pastronte’ paratë jashtë, ia dërgonte brenda qelisë shqiptarit (EMRI)

Foto ilustruese

JANINË- Një operacion është zhvilluar herët në mëngjes në burgun e Stavrakit në Janinë. Sipas mediave greke, shkak për kontrollin është bërë një shqiptar, të cilit i është komunikuar një tjetër akuzë teksa ndodhej në ambientet e vuajtjes së burgimit. 
Siç raportohet me aksionin e sotëm është finalizuar hetimi katër mujor i autoriteteve greke për një grup brenda burgut të Stavrakiout në Janinë, i cili kontrollohet nga shqiptari Edmond Përbasha, ku njihej edhe me nofkat “Bossi” apo “Shefi”.
Përbasha, së bashku me bashkëpunëtorë të tij përfshirë policë, gardianë e zyrtarë, ai kontrollonte veprimtari të paligjshme përfshirë shpërndarjen e drogës. Sipas asaj që është bërë e ditur deri më tani, shqiptari me ndihmën e të burgosurve të tjerë, por edhe një punonjësi burgu ka marrë pjesë në “pastrimin” e parave të zeza, pasi merrte brenda burgut para nga shitja e drogës që kryenin jashtë bashkëpunëtorët e tij.
Partneri i të burgosurit që merrte paratë hynte në burg dhe ia jepte me zyrtarët përkatës që firmosnin vërtetime false, kështu procesi zhvillohej i gjithi pa asnjë problem./ZËRI
Burimi