Shantazhonte 17-vjeçaren, shpallet në kërkim 23-vjeçari në Gramsh, adoleshentja tentoi vetëvrasjen
👁4812
Foto ilustruese
GRAMSH- Një 23-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia në Gramsh. Dyshohet se i riu ka shantazhuar në rrjetet sociale një 17-vjeçare.
Si pasojë e presionit psikologjik të kryer nga 23-vjeçari, adoleshentja ka tentuar vetëvrasjen.
“Komisariati i Policisë Gramsh referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin P. K., 23 vjeç, banues në Gramsh, pasi dyshohet se ka shantazhuar në rrjete sociale, një 17-vjeçare, e cila për këtë shkak ka konsumuar një sasi medikamentesh mjekësore. Vijon puna për kapjen e shtetasit P. K.”, njofton policia. /ZËRI
Burimi