
Sërish protestë! Banorët marshojnë në aksin Thumanë-Kashar
👁3099
PAMJE NGA PROTESTA
FUSHË-KRUJË-Banorët e zonës së Krujës, Kurbinit, Thumanës, Fushë Krujës etj. kanë dalë sërish në protestë për të nëntën herë, ku kërkojnë të drejtën e tyre për të pasur hyrje-dalje në autostradën Thumanë-Kashar. Ndryshe nga herët e tjera, banorët kanë vendosur të marshojnë në autostradë, teksa forcat e Policisë qëndrojnë pas tyre.
Banorët kërkojnë një nënkalim që të kenë mundësi të hyjnë në baneset dhe bizneset e tyre në këto zona. Banorët ankohen se bizneset e tyre janë duke falimentuar, pasi automjetet nuk kanë kalojnë më aty. Ata kanë kërkuar nga institucionet që të marrin masa dhe t’i krijojnë aksesin banorëve të zonës./ZËRI
Burimi