Sekuestrohen 3 ton kokainë në Holandë

Sekuestrohen 3 ton kokainë në Holandë

Kokaina

HOLANDË- Policia e portit ka gjetur rreth tre tonë kokainë të fshehura në një vinç në një magazinë në portin Moerdijk. Dy holandezë të moshës 64 dhe 43 vjeç u arrestuan, si dhe një 32-vjeçar nga Kamboxhia. Moerdijk është porti i katërt më i madh detar holandez, i vendosur në grykëderdhjen e Hollands Diep dhe ka lidhje të forta me transportin detar në brendësi.
Policia nisi hetimet pasi u njoftua për disa ngjarje të dyshimta në kompani. Në veçanti, kompania importonte makineri të rënda nga Amerika e Jugut në Holandë.
Javën e kaluar, një vinç masiv mbërriti në Antwerp dhe iu dorëzua firmës Moerdijk të premten, ndërsa policia bastisi ambientet. Pas kontrolleve, u zbulua se përmbante 3,000 kilogramë drogë, me një vlerë prej rreth 220 milionë euro në treg.
Policia kontrolloi gjithashtu shtëpitë e dy holandezëve dhe gjeti armë e municione, si dhe rreth 20,000 euro para të gatshme. Një nga dy burrat është pronar i kompanisë, tha policia.
Burimi