Sekuestrohen 223 mijë euro në Portin e Durrësit, 36-vjeçari tentoi t’i nxirrte nga Shqipëria

Sekuestrohen 223 mijë euro në Portin e Durrësit, 36-vjeçari tentoi t’i nxirrte nga Shqipëria

Sekuestrohen 223 mijë euro në Portin e Durrësit,

Paratë e sekuestruara

DURRËS– 223 mijë e 200 euro janë sekuestruar në Portin e Durrësit. Paratë u tentuan të nxirreshin nga Shqipëria nga një 36-vjeçar që rezulton rezident në Itali. 36-vjeçari me inicialet M.D., nuk i ka deklaruar këto para kur ka kaluar në Pikën e Kalimit Kufitar. Ai është vënë në pranga.

Njoftimi zyrtar:

Port, Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Aseti”.

Sekuestrohen 223 200 euro të dyshuara produkt i veprimtarive kriminale.

Arrestohet 36-vjeçari, rezident në Itali, që tentoi t’i nxirrte paratë nga Shqipëria, pa i deklaruar në pkk.

Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje të Shqipërisë, me objektiva parandalimin dhe goditjen e krimeve ne kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, në bashkëpunim me autoritetet doganore, finalizuan operacionin “Aseti”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi shqiptar, M. D., 36 vjeç, rezident në Itali, sepse iu gjetën në çantën e shpinës, 223 200 euro që tentonte t’i nxirrte nga Shqipëria, pa i deklaruar në pkk.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, ku vijojnë hetimet për të përcaktuar burimin e këtyre parave.

Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente