Sekuestrimi i 50 mln eurove/ Berisha: Drilona Boçi ishte këshilltarja e Ramës! Kristani del në përgjime te ‘Metamorfoza’
Kristian dhe Drilona Boçi, Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha sot është ndalur te sekuestrimi i 50 milionë eurove, të biznesmenit Kristian Boçi, ku sipas tij dilnin të përfshirë njerëzit e kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj. Prokuroria e Tiranës sekuestroi 50 mln euro pasuri, të cilat ishin në emër të biznesmenëve kontrovers, Elman Abule dhe Kristian Boçi e familjarëve të tyre. Berish shprehet se bashkëshortja e biznesmentit, Drilona Boçi ishte prej 4 vitesh këshilltarja e Ramës.
Në fjalën e tij ish-kryeministri denoncon se Kristian Boçi është një nga personazhet e përfsjirë në dosjen ‘Metamorfoza’, ku figura të botës së krimit u zbuluan nga përgjimet e SKY dhe Encrochat.
FJALIMI I PLOTË:
Miqtë e mi, qytetarët nesër kanë rastin t’i japin përgjigje Erion Veliajt. A nuk e shpalli drejtësia e kontrolluar një javë më parë 19 urdhër-arresti? I futi andej nga i nxori. Ku janë? Ku janë? A ka dëshmi më flagrante të kontrollit dhe të pafytyrësisë së tyre se sa kjo? Mbrëmë, unë falënderova prokuroren që firmosi konfiskimin e 50 milionë eurove të mikut të Edi Ramës, Kristian Boçi. A e dini ju miq se Drilona e Kristanit ka qenë 4 vite këshilltare e Edi Ramës? A e dini ju miq se Kristani me bandën e tij është personazh krimi i Metamorfozës? Por Altin Dumani meqenëse në regjistrime SKY dhe Encrochat, dilnin kilometra mesazhe dhe biseda, komunikime të Edi Ramës me Boçin, me të shoqen këshilltare, çfarë bëri? E çoi dosjen te prokuroria e Tiranës, duke hequr të gjitha këto, në mënyrë që të kalonte pa iu futur ferra në këmbë Edi Ramës, njeriut që kishte bashkëpunuar me Boçin për vite të tëra. Drilona ishte mikeshë e ngushtë e Velicës. Ajo së bashku me Velicën merreshin me vepra të mëdha arti nëpër botë. E kuptoni të dashur qytetarë ku jetojmë? Vetëm zemërimi juaj, vetëm revolta juaj me 11 korrik është shpëtimi i Shqipërisë. Ndaj le të bashkohemi ne, çdo qytetar i këtij vendi, çdo shqiptar kudo që të ndodhet më 11 korrik në ditën e të vërtetës, në ditën e fitores, në ditën e triumfit. Rrofshi ju, rroftë fitorja, rroftë Shqipëria. Fitore, fitore, fitore!
rokuroria e Tiranës sekuestroi 50 mln euro pasuri, të cilat ishin në emër të biznesmenëve kontrovers, Elman Abule dhe Kristian Boçi e familjarëve të tyre. Sipas prokurorisë, Abule dhe Boçi janë dënuar në Belgjikë për trafikimin e lëndëve narkotike, dhe bizneset në Shqipëri janë përfituar përmes skemës së pastrimit të parave, pjesë e të cilës janë edhe familjarë të tyre. Nën sekuestro janë vënë 14 shoqëri tregtare dhe dy HEC-e, ndërkohë që Boçi pretendon se nuk është përfshirë në asnjë aktivitet kriminal në Shqipëri./ZËRI
Burimi