“S’e kemi ne në dorë…”/ HISTORIA- Pacienti s’kurohej dot tek Onkologjiku, shfaqet sërish Albana Fico, justifikimi: Na duhet inxhinieri për makinerinë

“S’e kemi ne në dorë…”/ HISTORIA- Pacienti s’kurohej dot tek Onkologjiku, shfaqet sërish Albana Fico, justifikimi: Na duhet inxhinieri për makinerinë

Albana Fico

TIRANË- Aparatura e kobalto-terapisë nuk ishte e vetmja, e cila nuk funksiononte në ambientet e spitalit Onkologjik në Tiranë. Në një pjesë të dosjes së siguruar nga ZËRI përmendet edhe njëherë rasti i një pacienti që kishte nevojë për rrezatime të pajisjes së prtovoltazhit. Mes rreshtave të dosjes, përmendet një rast i denoncuar në emisionin “Stop”, ku një i moshuar ankohet se ka 1 vit që nuk merr shërbim për sëmundjen e tij, “sarkoma kaposi”. Denoncuesi tregon se ka shkuar disa herë në QSUT, por i thonë që është gati aparatura për problemin e tij, por nuk po e vënë në funksion. Lidhur me këtë rast ka folur edhe tashmë ish-drejtoresha e QSUT-së, Albana Fico, e cila pretendon se ortovoltazhi i ri ka ardhur, por po bëhet gati bunkeri, që të fillojë trajtimi. Sipas drejtoreshës, ky problem mbyllet brenda Shkurtit. Por nuk u mbyll. Dje në një pjesë tjetër të dosjes, ZËRI zbardhi momentin kur mjekët kishin marrë vesh për mbërritjen e gazetarëve në ambientet e Onkologjikut dhe i kërkonin kolegëve që të bënin kujdes për mënyrën sesi silleshin. 

Ndërsa sa i përket pajisjes, në një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit është bërë direkt fajtore drejtoria e QSUT për mosgjetjen e kushteve për mosgjetjen e kushteve për vendosjen e aparatit të ri. Nëse është vendosur në punë ende nuk dihet, ndërsa aparatura “Kobalto-Terapie” u përdor keq, pasi për të duhet të krijohej një bunker antiradioaktiv. Por, hetimet zbuluan se ky bunker jo vetëm nuk u krijua por aparatura u vendos jashtë kushteve teknike. Kështu mjekët, jo vetëm që rrezikonin shëndetin e pacientëve, por edhe veten për shkak të rrezeve që janë emetuar që nga viti 2021 kur është blerë.
Ndërkohë që ish-drejtoresha e QSUT, Albana Fico ende nuk ka dhënë sqarime lidhur me skandalin e zbuluar brenda Onkologjikut. Edhe pas publikimit të dosjes nga ZËRI dhe vendimeve të gjykatës sot për bluzat e bardha, ende nuk ka asnjë sqarim nga ana e saj për institucionin që drejtoi deri pak muaj më parë. Dorëheqjen nga detyra e dha pas një zjarri që përfshiu Urgjencën, për të cilin gjithashtu ka nisur një hetim nga Prokuroria e Tiranës.
PJESË NGA DOSJA: 
Në datën 13.02.2024 në emisionin “Stop” u transmetua një rast lidhur me onkologjikun ku nuk punonte pajisja e skanderit. Në emision u transmetua si më poshtë vijon: në këtë pjesë emisioni solli rrëfimin e një pacienti të dëshpëruar, të cilit nuk i kanë mbetur më para për të kuruar sëmundjen e tij. Ato që pati kursyer i shpenzoi për terapin në spitale private. Në gjymtyrët e poshtme qytetari ka njolla, pasi është prekur nga “sarkoma kaposi”. Nëse nuk kurohet, njollat do t’i përhapen në të gjithë trupin dhe shëndeti i tij do të jetë në rrezik. Denoncuesi tregon se ka shkuar disa herë në QSUT, por i thonë që është gati aparatura për problemin e tij, por nuk po e lën në funksion.
“Më është shfaqur një sëmundje para 1 viti e gjysmë. Pas vizitave dhe ekzaminimeve që bëra u konstatua që ishte një sëmundje që bën pjesë në sëmundjet tumorale të lëkurës. Pasi bëra të gjitha ekzaminimet, biopsinë e të gjitha këto, më rekomanduan që hapa dhe kartelën tek spitali onkologjik vjet në shkurt. Si përfundim bëra dhe konsultën me Komisionin dhe më rekomanduan që do mjekohesha me radio terapi. Më thonë që na është prishur aparatura dhe po merremi me këtë punë. Ne kanë ardhur aparatura të reja dhe do të riparohej dhoma atje. Po si do bëhet thashë se në fakt i kisha shumë të acaruara. Ai më rekomandon qe vetëm tek ata do të vesh se ata kanë aparaturë. Ana financiare në fillim u paguan 3 milionë lekë se kaq e ka atë, brëa seancë në shkurt, mars, dy seanca atje dhe nuk vazhdova dot më. Kjo sëmundje dëmton enët e gjakut. Në fillim shfaqet tek ekstremitetet e mëposhtme, është një sëmundje autoimune. E vetmja në opsionet e mjekimit për të mos vajtur tek kimioterapi, më rekomanduan që jep radioterapi, e bombardojnë me rreze atë. Para disa ditësh vajta atje është të vësh duart në kokë. Gjysma ishte bërë. Takoj shefin e radiologjisë më thotë kam vajtu në ministri e kam bërë problem dhe në të gjitha menaxhimet e spitaleve, janë 5 spitale kombëtare të gjitha këtu me këtë organizim që ka bërë ministria që i menaxhon të gjitha nga qendra aty. Kërkova takim me drejtoreshën, nuk e takova dot. Në këtë situatë thashë t’ju drejtohem juve,”-tregon denoncuesja.
BALLAFAQIMI ME STAFIN MJEKËSOR: 
Stafi mjekësor: Drejtohu drejtorisë, jo mua! Pacienti: Pse?Stafi mjekësor: Po sepse drejtoria e ka Pacienti: Mua më thanë që shefi jeni ju. Unë, shpresat tek ty i kisha.Stafi mjekësor: Unë të thashë që nuk varet nga ne që në fillim. Kërkojë në drejtori e dashur! Janë ca gjëra që nuk i kemi ne në dorë, pacientin që vjen e shohim e vizitojmë, i bëjmë analizat. Po të merreshim me të gjithë do ta kishim rregulluar edhe Shqipërinë, jo vetëm ortovoltazhin, këtë aparaturën. Pacienti: Kanë ardhur? Po!
Drejtoresha e QSUT-së, Albana Fico thotë se ortovoltazhi i ri ka ardhur por po bëhet gati bunkeri që të fillojë trajtimi. Sipas drejtoreshës, ky problem mbyllet brenda shkurtit.
Albana Fico: Ortovoltazhi i ri ka ardhur. Po bëhet gati bunkeri që të fillojë trajtimi. Këto nuk sistemohen nga inxhinerët shqiptarëGazetari: Të gjitha këto teorikisht duket se janë shumë në rregullAlbana Fico: Jo duken, janë! Gazetari: Duhet të keni parasysh shqetësimin serioz për jetën e një pacienti,i cili mbi të gjitha nuk mundet të paguajë privatin. Albana Fico: Shiko! Unë besoj se një mjet është shumë herë më i shqetësuar sesa një gazetar. Unë mendoj se me datat që ata na kanë dhënë kjo gjë mbyllet brenda shkurtit. Pacienti, i cili ka problematika të caktuara, është i lutur të paraqitet pranë shërbimit. Gazetari: Po është paraqitur ai. Albana Fico: Po tani, ti e ke fjalë goje? Unë nuk kam një emër. Emrin e pacientit dhe unë do ta ndjek personalisht! Unë nuk kam një emër.
QSUT ka lidhur kontratë me një operator për rikonsutruksionin e ambienteve të reja për ortovoltazhin më 26 tetor 2023 dhe parashikohej që punimet të kryeheshin për 6 javë por kjo nuk ka ndodhur. Edhe në raportin e KLSH për vitin 2023, kryer në QSUT është shprehur se pas daljes nga funksioni të pajisjes së vjetër më 2 nëntor 2022, 200 pacientë që janë të prekur nga tumori i lëkurës nuk e kanë marrë shërbimin me radioterapi. Për këtë gjë, KLSH ka bërë direkt fajtore drejtorinë e QSUT./ZËRI
Burimi