Sali Berisha nuk e rrezikon mandatin, Bardhi zbulon çfarë u diskutua në Konferencën e Kryetarëve
Sali Berisha
TIRANË- Sali Berisha do të vazhdojë të mbajë mandatin e tij si deputet i Partisë Demokratike. Lajmin e dha kryeparlamentarja Lindita Nikolla në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëvve, edhe pse Berisha ka mbushur 6 muaj që nuk është më pjesë e punimeve të Kuvendit të Shqipërisë. Por mesa duket mungesa e tij është e arsyetuar, pasi mungon për shkak se Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka kërkuar GJKKO-së që ta vendosë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Megjithatë, pavarësisht mungesës së tij, mandati i Sali Berishës nuk hiqet.
“Pas konsultimeve me ekspertë konatitucionalistë, mungesa e Berishës prej 6 muajsh ne Kuvend është me arsye. Jemi konsultuar me njohës të ligjit dhe Kushtetutës,”- mësohet të jetë shprehur Nikolla.
Pas mbledhjes, në një prononcim për mediat, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.
Gazment Bardhi: Sot Kryetarja e Kuvendit lexoi Kushtetutën sa i përket mandatit të kreut të opozitës, Sali Berisha. Strukturat ligjore të Kuvendit argumentuan se Sali Berishës nuk i ndërpritet mandati pasi mungesa e tij në Kuvend nuk është pa arsye. Kjo i jep fund debatit dhe spekulimeve të sponsorizuara nga segmente të maxhorancës. Ne kërkuam që zotit Berisha në përputhje me Kushtetutën ti krijohet mundësia që të ushtroj të plotë mandatin e deputetit duke marrë pjesë me seancat parlamentare dhe aktivitetet e tjera parlamentare. Kjo nuk është vetëm çështje individuale, por edhe çështje e Kuvendit. Kushtetuta nuk lejon pengimin e një deputeti për të ushtruar mandatin. Zoti Berisha nuk ka pengesë për të marrë pjesë në mbledhjet e PD-së.
Burimi