“Sakrifica” e ish-gruas së Trump: Jam e gatshme të bëhem edhe zëvendëspresidente

“Sakrifica” e ish-gruas së Trump: Jam e gatshme të bëhem edhe zëvendëspresidente

Marla Maples dhe Donald Trump

SHBA- Edhe pse nuk jep shpesh intervista, gruaja e dytë e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, Marla Maples, shpejtoi të shprehte mbështetjen e saj  për kandidatin republikan. 60-vjeçarja Maples, me të cilën miliarderi amerikan ka një vajzë, Tiffany, zbuloi në një intervistë për gazetën “The Evening Standard” se është e gatshme të ndihmojë në fushatën e ish-it përpara zgjedhjeve të nëntorit. Por, po ashtu, zbuloi edhe ambicien e saj politike.
Ajo theksoi gjithashtu se është e hapur edhe për të marrë postin e nënpresidentes nëse do të jetë nevoja.
“Jam gati. Unë jam në dispozicion nëse duhet dhe nuk jam më në prapavijë. Dua të dal më shumë, të ndaj më shumë dhe të mos kem frikë nga rezultatet pozitive ose negative që vijnë nga të folurit,”- pohoi aktorja amerikane për gazetën “The Evening Standard”, ku dha intervistën e saj të parë pas tetë viteve.
Marla Maples u martua me Donald Trump në vitin 1993, por u ndanë në vitin 1999 pasi në jetë erdhi Tiffany./ZËRI
Burimi