Rrugët/ Bashkia e Tiranës 4 mln euro për rrethinat nga Baldushku në Petrelë
Foto ilustruese
TIRANË- Bashkia e Tiranës po parashikon që të ndërhyjë për rehabilitimin e rrugëve në disa njësi administrative.
Në një procedurë prokurimi me të paktën 8 lote qartësohen edhe njësitë ku do të ndërhyhet. Si fillim është çelur mbikëqyrja për secilën nga këto njësi ku do të zërë vend rehabilitimi teksa punimet parashikohet të çelen më vonë.
Deri më tani në regjistrin e parashikimeve rezulton procedura për rehabilitimin e infrastrukturës rrugore në Njësinë Administrative Baldushk + Berzhitë + Petrelë+ Krrabë” me një fond limit 397 milionë lekë apo afërsisht 4 milionë euro. Kostoja finale e projektit për ndërhyrjet në çdo njësi pritet të jetë më e lartë.
Por cilat janë njësitë e tjera ku do të ndërhyrjet. Referuar procedurës që ka tetë lote specifikohen edhe njësitë konkrete.
Loti I: Mbikëqyrja e punimeve për objektin “Rehabilitimi i infrastrukturës rrugore në njësin administrative Vaqar – Pezë – Ndroq” me fond limit 1.7 mln lekë.
Loti II: Mbikëqyrja e punimeve për objektin “Rehabilitimi infrastrukturës rrugore Njësinë Administrative Baldushk + Bërzhit + Petrelë + Krrabë” me fond limit 2.9 mln lekë
Loti III: Mbikëqyrja e punimeve për objektin “Rehabilitimi infrastrukturës rrugore në Njësinë Administrative Dajt + Shëngjergj + Zall Bastar” me fond limit 1.78 mln lekë
Loti IV: Mbikëqyrja e punimeve për objektin “Rehabilitimi i infrastrukturës rrugore në Njësinë Administrative Nr.11 + Zall-Herr” me fond limit 1.42 mln lekë.
Loti V: Mbikëqyrja e punimeve për objektin “Rehabilitimi i infrastrukturës rrugore në Njësinë Administrative Nr.1 + 2 + 3” me fond limit 2.75 mln lekë.
Loti VI: Mbikëqyrja e punimeve për objektin “Rehabilitimi i infrastrukturës rrugore në Njësinë Administrative Nr.4 + 8 + 12” me fond limit 1.2 mln lekë.
Loti VII: Mbikëqyrja e punimeve për objektin “Rehabilitimi i infrastrukturës rrugore në Njësinë Administrative Nr.5 + 13 + Farkë” me fond limit 1.77 mln lekë.
Loti VIII: Mbikëqyrja e punimeve për objektin “Rehabilitimi i infrastrukturës rrugore në Njësinë Administrative Nr.6 + 14 + Kashar” me fond limit 1.66 mln lekë./monitor
Burimi