Rrëzohet propozimi i PD për përcaktimin e minimumit jetik, Vokshi: Zvarritët procedurën
Komisioni i Punëve Sociale
TIRANË- Partia Demokratike ka propozuar sërish në “Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë” projektligjin për vendosjen e minimumit jetik në vend 200 mijë lekë. Deputetja Albana Vokshi akuzoi mazhorancën se kanë zvarritur procedurën për muaj me radhë. Më tej Vokshi theksoi se Shqipëria renditet e fundit në rajon sipas shifrave të Eurostat.
“520 ditë që keni shkelur Kushtetutën dhe ju vini këtu dhe na thoni neve resepkto procedurën? Pagat minimale dhe jo nga INSTAT të lutëm, unë e kam nga Eurostat, do pyesni juve që pse se vutë juve minimumin jetik? Se ne kishim tjetër llogaritje pagash. Krahasojini me vendet e tjera, ishim më lartë se Rumania, më lartë se Bullgaria, shih ku e ka çuar Edi Rama se na thua ne minimumi jetik, jemi të fundit”, tha Vokshi.
Por, propozimi i opozitës u hodh sërish poshtë duke theksuar se do të rriten pagat minimale dhe mbështetja për njerëzit në nevojë. Opozita hodhi propozimin në votim, por ky proces u rrëzua nga mazhoranca duke e quajtur të panevojshëm. /ZËRI
Burimi