Rrëzohet nga lartësia e një pallati në ndërtim, humb jetën 58- vjeçari

Rrëzohet nga lartësia e një pallati në ndërtim, humb jetën 58- vjeçari

Foto ilustruese

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ndodhi këtë të martë në Tiranë. Një 58- vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër ku po punonte.
Sipas policisë, 58-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e palgëve të marra. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës “Dërvish Luzha” në zonën e “5 Majit”.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 27.08.2024, në kryqëzimin e rrugës “Dërvish Luzha”, dyshohet se, aksidentalisht duke punuar, është rrëzuar nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër, shtetasi K. I., 58 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. /ZËRI
Burimi