
Rrëzohet avioni i pasagjerëve në Rusi, 3 viktima
👁789
Avioni
Një avion pasagjerësh Sukhoi Superjet u rrëzua sot në rajonin e Moskës, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve TASS, duke cituar shërbimet ruse të urgjencës. Sipas TASS, tre anëtarët e ekuipazhit në bordin e avionit, i cili i përkiste gjigantit rus të gazit Gazprom, vdiqën. Përplasja ndodhi pranë qytetit të Kolomna, gjatë një fluturimi testues pas riparimeve të planifikuara./ZËRI
Burimi