“Rrëmbimi” i vajzës në Tiranë, Policia: Motive xhelozie mes çiftit
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË- Një incident u raportua mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku një vajzë u mor peng me forcë në makinë në zonën e njohur si “Rruga e Qelqit” në Kombinat. Policia e Tiranës në një njoftim zyrtar raportoi se shkak për marrjen me forcë të vajzës është bërë një mosmarrëveshje mes dy të rinjve për motive xhelozie.
Njoftimi:
Në lidhje me një shkrim të publikuar në një portal, i cili flet për rrëmbimin e një shtetaseje, ju sqarojmë: Me marrjen e informacionit mbi këtë rast, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, janë angazhuar maksimalisht për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, dhe shoqërimin e personave të përfshirë.
Bazuar në inteligjencën informative është bërë identifikimi i targës së automjetit tip “Benz”, dhe shoqërimi në ambientet e Policisë i drejtuesit të tij, shtetasit K. M., dhe shtetases A. C., të cilët kanë deklaruar se në Rrugën e Qelqit, kanë patur një mosmarrëveshje me njëri-tjetrin, për motive xhelozie./ZËRI
Burimi