![Rrëfehet 15-vjeçarja që u përdhunua nga Kevin Cungu: Më shkaktoi dëme në anus, ka tentuar dhe të më vrasë](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/09/rrefehet-15-vjecarja-qe-u-perdhunua-nga-kevin-cungu-me-shkaktoi-deme-ne-anus-ka-tentuar-dhe-te-me-vrase_66ddff72c6cc5.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Rrëfehet 15-vjeçarja që u përdhunua nga Kevin Cungu: Më shkaktoi dëme në anus, ka tentuar dhe të më vrasë
Kevin Cungu
TIRANË- Një vajzë e mitur, e cila është abuzuar seksualisht 22-vjeçari Kevin Cungu që është vënë në pranga. Në një intervistë për TopNews, 15-vjeçarja tregon se ka vetëm një muaj që e njeh Cungun dhe se me të ka dalë pasi që në momentin që e kishte përshëndetur, ai i kishte bërë presion me tone kërcënuese. Vajza tregon se është takuar disa herë me Cungun, i cili e përndiqte me makinë në rrugët e lagjes, dhe i ka shkuar disa herë në banesë, por pa kryer marrëdhënie intime.
Sipas 15-vjeçares, Kevin Cungu, i cili thyente rregullisht masën “arrest i shtëpisë” duke lëvizur jo vetëm i lirë, por edhe i armatosur, e përdorte shtëpinë e vajzës së mitur si vend për të fshehur një armë zjarri tip “Kallashnikov”.
Dhe një ditë, Cungu e ka dhunuar e më pas përdhunuar për 4 orë. E mitura ka thënë se pasi ka vendosur ta denoncojë, ajo dhe familjarët e saj kanë marrë dhjetra mesazhe kërcënuese nga Cungu por edhe miqtë e familjarët e tij. Sipas saj, Kevin Cungu ka abuzuar edhe me 3 vajza të tjera, por ato nuk kanë guxuar ta denoncojnë.
Kevin Cungu është emër i njohur për policinë, pasi ai është arrestuar në vitin 2021 për “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. Më 11 shtator 2020, Cungu plagosi me armë zjarri shtetasin Rexhep Xhekja. Së fundmi ishte lënë në masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’. Kevin Cungu është vëllai i Markelianit, i cili është i skeduar për një sërë grabitjesh me dhunë dhe me armë në kryeqytet.
Burimi