Roberta Metsola rizgjidhet presidente e Parlamentit Europian

Roberta Metsola rizgjidhet presidente e Parlamentit Europian

 Roberta Metsola

BRUKSEL- Roberta Metsola është rizgjedhur në krye të Parlamentit Evropian. Eurodeputetja maltez do të drejtojë Dhomën Evropiane për dy vitet e ardhshme. Sipas mediave të huaja, Metsola u konfirmua në krye të Dhomës Evropiane me një shumicë rekord gjatë seancës së sotme plenare. Ajo u zgjodh me 562 vota pro nga 699 votues.
Pas votimit, një duartrokitje shumë e gjatë ‘konfirmoi’ rezultatin. Kandidatja tjetër, Irene Montero, mori 61 preferenca.
“Faleminderit për besimin. Do të jetë një parlament për të gjithë në Evropë, për të respektuar premtimet e baballarëve themelues. Jam e bindur se e jona është një Evropë për të gjithë. Përgjigja e thjeshtë është të ndajmë veten mes nesh dhe atyre, por ne duhet të shkojmë përtej këtij mendimi që nxit urrejtje në vend që të ndërtojë shpresë. Ne duhet të garantojmë barazi në Evropë, duke u ofruar të gjithëve të njëjtat mundësi,”-tha Metsola.
Mandati pesëvjeçar i presidentit të Parlamentit është ndarë tradicionalisht në dysh midis socialistëve dhe demokratëve të qendrës së majtë (S&D) dhe PPE-së së qendrës së djathtë. Para votimit ajo u zotua për “udhëheqje të fortë” dhe për të vazhduar presionin për të drejtën e Parlamentit për të inicuar legjislacionin./ZËRI
 
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente