Reforma në drejtësi/ Rama: U bë falë PS! Na akuzojnë se po bllokojmë SPAK

Reforma në drejtësi/ Rama: U bë falë PS! Na akuzojnë se po bllokojmë SPAK

Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama në takimin e nivelit të lartë me praninë e ambasadorëve të akredituar në Shqipëri, për procesin e thellimit të reformave të mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsioni, ka folur për reformën në drejtësi. Kreu i qeverisë deklaroi se zhurma që Rama dhe Xhafaj po bëjnë komision për të bllokuar SPAK ishin zërat e vërtetë që duan të bllokojnë anëtarësimin e Shqipërisë në BE, pasi Partia Socialiste e ka treguar që në krye të herës se ka vullnet të hekurt për të bërë reformën në Drejtësi dhe e bëri bashkë me mbështetjen e aleatëve strategjikë.
“Fatmiri kryetari i Komisionit të Psaçëm parlamentar që ëhstë edhe sebepi i këtij takimi të nivelit të lartë me praninë e të gjitha shkëlqesive të qytetit tha që ky ëhstë një proces që ka filluar një vit më parë. Unë dua ta rimarr këtë kosntatim korrekt sa i përket fillimit të procesit ëpr të thënë që puna e bërë dhe dokumenri analitik prej rreth 700 faqesh janë pjesë e gjysmës së dytë të këtij viti, ndërkohë që gjysma e parë e vitit u konsumua me frymën e skepticizmit të dyshimeve dhe të kundërshtive padiskutim pastaj dhe të akuzave, por ato janë një elemnt që nuk dua ta përfshij këtu. Ne sot jemi këtu për të diskutuar pasi është përmbyllur një fazë e parë shumë e rëndësishme themelore për këtë proces.
Kundërshtitë dyshimet, hezitimet kanë qenë vërtetë shumë shqetësuese për mua personalisht. Kanë qenë shqetësuese sepse ne nuk e kemi luksin të humbasim kohë për gjera që janë të qarta për ne si drita e dilellit. Por nga ana tjetër kanë qenë një provë shumë kokëfortë e faktit që pjesa dërrmuese e mbështetësve të sinqertë të rrugës europiane të shqipërisë, dhe këtu përfshij të gjithë që nga dashamirësit deri te kritikët, nuk e kanë idenë se çfarë është kjo fazë e negociatave për anëtarësimin në BE. Përtej asaj që duket dhe asj që lexohet sipërfaqësisht, kjo fazë ëhstë një fazë më hamendëse sa i përket detyrave konkrete që duhet të kryej republika e Shqipërisë, jo qeveria thjehstë. 6 muaj dhe ndërkohë që mbanicia jonë është të anëtarësojmë shqipërinë në BE brenda kësaj dekade shtuar këtu dhe planin e dakordësuar shumë agresiv sëbashku me Komisionin Europian që Shqipëria t’i përfundojë të gjitha detyrat brenda vitit 2027 na e bëjnë të pamundur të jetojmë qetësisht me skepticizmat, dyshimet ngurimet dhe lere pastaj me akuzat apo dhe përpjekjet për ta penguar procesin.
Natyrisht u gjet një fjalë magjike e ditëve tona që 6 muaj të shkonin dëm. Fatmir Xhafa dhe Edi Rama kanë një plan të errët për të bllokuar SPAk-un dhe për të krhyer përmbys reformën në drejtësi prandaj bëjnë mbledhje sekrete me një gruup njerëzish në PS dhe po thurin një komplot. Natyrisht që kur përmend SPAK dhe drejtësinë ka shumë sensibilitet dhe kas humë forca që angazhohen për të dalë menjëherë në mbrojtje. Unë nuk e ksiha të mudnur ta evitoja këtë çështje këtu sepse dua tu kujtoj të gjithëve duke filluar nga miqtë tanë të paçcmuar aleatët tanë strategjikë, duke vazhduar me të gjithë ata që janë përfshirë në këtë proces si ekspertë të shoqërisë civile dhe u them mirësevini në klubin tonë dhe dëgjuan të shara, dhe duke vazhduar me të gjithë të tjerët që PS forca që qeveri vendit prej vitit 2013-të është foerca udhëheqëse e reformës në drejtësi.
Pa forcën udhëheqëse të reformës në drejtësi dhe pa bindjen absolute të PS, jo Amerika, jo Europa por gjithë të tjerët bashkë nuk do ta bënin të mundur reformën në drejtësi. Padiskutim që pa mbështetjen e aleatëve tanë strategjikë kjo reformë do të kishet patur një rrugë komplet tjetër dhe do të ishte e pamundur. Por duhet të jetë shumë e qartë për të gjithë, ne nuk kemi kohë për të humbur apo për të pritur ata që kanë një agjendë tjetër dhe kan një plan tjetër dhe nuk ju intereson anëtarësimi në BE se duan ta bëjnë vetë”, deklaroi Rama.
Në takimin e organizuar nga Kuvendi “Shqipëria 2030 në BE” i pranishëm ishte edhe ambasadori i delegacionit të BE në Shqipëri, Silvio Gonzato. Ai u shpreh se Shqipëria ka një mundësi historike para, për t’u bërë pjesë e BE. Gonzato theksoi se reforma në drejtësi duhet të jetë e pakthyeshme./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente