Rama: Në sitet e kulturës 42 % rritje krahasuar me vitin e kaluar, 23% e vizitorëve janë turistë të huaj
Rama ne Himare
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, i është rikthyer debatit mbi numrin e turistëve në vend. Kreu i qeverisë shkruan në postimin e tij, se krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar numri i turistëve në sitet e kulturës ka njohur një rritje prej 42%, ku 23% e vizitorëve janë turistë të huaj.
Ndër të tjera Rama ka zbuluar edhe 5 destinacionet që janë më të preferuara për turistët në vendin tonë, që lidhen kryesisht me sitet e trashëgimisë kulturore.
“Një rritje prej 42% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ku 23% e vizitorëve janë turistë të huaj. Top 5 destinacionet e preferuara të vizitorëve janë: Kalaja Gjirokastër – 120,723 vizitorë, Muzeu “Gjergj Kastrioti”, Krujë – 90,955 vizitorë, Parku, Arkeologjik Shkodër – 85,806 vizitorë, Parku Arkeologjik Butrint – 84,742 vizitorë, Parku Arkeologjik Apolloni – 68,469 vizitorë”, shkruan Rama në Facebook.
Këtë vit në vendin tonë, operatorët turistikë janë ankuar për një rënie të numrit të vizitorëve, kryesisht në plazhet e jugut të vendit, por qeveria këmbëngul se numri i turistëve që kanë ardhur në Shqipëri është më i lartë, krahasuar me një vit më parë./ZËRI
Burimi