Rama: Mekanizmat shtetërorë i lenë hapësirë korrupsionit, është modernizim
Edi Rama
TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm sot në mbledhjen e grupit të PS në ambjentet e Kuvendit. Rama e vendosi fokusin në Komisionin Antikorrupsion, i cili është bojkotuar nga opozita. Kreu i qeverisë hodhi poshtë akuzat se është një tentativë për të kapur reformën në drejtësi, ndërsa tha se vendi ka nevojë për një dallgë të re reformash. Ai tregoi se janë një sërë masash nga gjyqësorët tek mjedisi.
Rama u shpreh se ky proces nuk merret me ndëshikimin, por me adresimin e problematikës që kanë mekanizmat shtetërorë, të cilët me dobësitë që kanë i lenë hapësirë korrupsionit.
Rama: Në të gjitha masat po ti lexoni në detaje, ka një rekomandim që shkon nga gjyqësori tek ekzekutivi, tek mjedisi, tek lulet dhe zogjtë, që do të thotë lufta kundër korrupsionit është modernizim. Nuk merren me ndëshkimin, por me adresimin e problematikës që kanë mekanizmat shtetërorë, të cilët me dobësitë që kanë i lenë hapësirë korrupsionit./ ZËRI
Burimi